Statistikat |
Gjithsejt online: 3 Vizitorë: 3 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 520 Artikujt e shfaqur: 409-420 |
Faqet: «- 1 2 ... 33 34 35 36 37 ... 43 44 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Kam një pyetje, së cilës ju lutem mundësisht t’i përgjigjeni inshallah, Allahu jua shpërbleftë. Me një vëlla diskutonim rreth ajetit kuranor: "S'ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt do. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh." | |
|
Tani kam filluar të mësoj për Islamin dhe doja ta nisja rrugën time inshallah me ndihmën e Allahut, të filloj nga gjërat më të vogla që në pamje të parë duken sikur nuk kanë shumë rëndësi. Allahu jua shpërbleftë për mbështetjen që tregoni. Kam lexuar një artikull në të cilin thuhej se ari nuk është i lejueshëm për mashkullin. | |
|
Një ditë më treguan se në Rusi kishin dalë dy sy në qiell. Hyra në youtube dhe shkrova qielli me sy dhe e shikova. Ishte një gjë nga e cila po të hynte frika dhe a ka mundësi të më tregoni se a është e vërtetë kjo mrekulli natyrore. Në përgjithësi në internet po qarkullojnë disa video me disa pamje vështirë për t’u besuar si të vërteta. Cili është shpjegimi fetar për këtë, gjithsesi nëse nuk është thjesht një krijim fotoshopi? | |
|
Fal namaz, por akoma nuk e kam kuptuar Islamin si duhet. Mendoj se i praktikoj detyrat ndaj Zotit, por Zoti i di si i praktikoj, si p.sh.: unë i lutem Zotit për diçka, por Zoti nuk ma kthen lutjen. Unë e di se Zoti e di çka është më e mirë për njeriun, por nga ta di unë këtë gjë. | |
|
Çfarë gjykimi ka personi i cili var veten në litar për shkak të problemeve të dynjasë? A lejohet t'i falet namazi i xhenazes këtij personi? | |
|
Jam një motër muslimane që punoj në një ambient me femra, me shefe femër, punë e rehatshme e me pagesë të mirë, por sa herë më duhet të flas në telefon me burra. Pres përgjigjen tuaj. Allahu jua shpërbleftë me të mira! | |
|
Desha ta di se a shkojnë në xhenet femrat të cilat vazhdimisht falin namaz, por nuk janë të mbuluara si edhe bëjnë shumë vepra të mira, por për shkak të punësimit apo për shkak se janë të ndaluara nga familja për t’u mbuluar, nuk mbulohen. Ju lutem që të ma sqaroni sa më hollësisht përgjigjen. Allahu ju shpërbleftë me te mira! | |
|
Jam e martuar, kam fëmijë, burrin e kam elhamdulilah shumë të devotshëm në rrugë të Allahut, mirëpo tani pas disa vitesh martesë kam marrë informata se burri im ka shkuar me disa vajza më parë dhe nuk më ka treguar dhe as sot nuk po e pranon. | |
|
Desha t’ju pyesja në lidhje me veshjen në namaz. A është e obliguar femra në shtëpi të veshë mantil (hixhab) për t’u falur, edhe pse nuk ka meshkuj në shtëpi? A lejohet të vishet me fustan të gjerë apo rroba të gjera që janë të zbukuruara ? | |
|
Unë kam disa pyetje për punën e zekatit. Si jepet zekati i grurit, i misrit, i pemëve dhe a jepet po atë ditë që vilen apo bën që atë dite të caktohet sasia për zekat e pastaj të jepet më vonë? Si dhe tash për tash në Kosovë ku është më së miri të jepet zekati, pasi nuk di që ka ndonjë institucion që merret me shpërndarjen e tyre. Kam një motër të martuar dhe ka 5 fëmijë dhe kanë gjendjen e vështirë dhe ne i japim miell. Desha të dija a lejohet që t’i jepet asaj zekati? | |
|
Desha t’ju bëj një pyetje rreth syrit të keq ose sihrit në Islam. A mundet që njeriun ta shëmtojë përgjithmonë pa pasur shërim dhe a mundet ta sëmurë po ashtu përherë? A ndikon edhe kjo te disa persona të caktuar? | |
|
Pyetja ime është për një punë që po më shqetëson kohët e fundit. Po përballem me vesvese se do të bëhem një homoseksual, edhe pse nuk jam i tillë, unë i pëlqej shumë femrat, çmendem pas femrave, por ja që vesveset nuk po më lënë rehat. Si të mbrohem prej tyre? Më ndihmoni! | |
|
|