E hënë, 23/12/2024, 07:06
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A është e obliguar femra në shtëpi të veshë mantil (hixhab) për t’u falur, edhe pse nuk ka meshkuj në shtëpi?

Pyetja:

Es-selamu alejkum!
Desha t’ju pyesja në lidhje me veshjen në namaz. A është e obliguar femra në shtëpi të veshë mantil (hixhab) për t’u falur, edhe pse nuk ka meshkuj në shtëpi? A lejohet të vishet me fustan të gjerë apo rroba të gjera që janë të zbukuruara ?
Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Gjatë faljes së namazit në shtëpi femra nuk e ka obligim që të mbajë mantilin (hixhabin) apo veshjen që vë mbi rroba kur del jashtë. Ajo që kërkohet gjatë faljes është që femra t`i ketë të mbuluara të gjitha pjesët e trupit, përveç duarve dhe fytyrës. Nuk kushtëzohet të bëhet mbulimi i këtyre pjesëve me ndonjë veshje të caktuar, por mjafton që rroba të jetë e gjerë, prandaj mund të falet edhe me fustane që nuk janë të ngushta dhe shamia t`i mbulojë edhe krahët së bashku me kokën. Gjithashtu, edhe nëse janë të zbukuruara këto veshje nuk prish punë, pasi ndalimi i këtyre llojeve të rrobave ka të bëjë nëse dilet jashtë në rrugë, që të mos tërheqë vëmendjen e meshkujve të huaj. Allahu e di më së miri!


Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (27/08/2009)
Klikime: 1039 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024