Statistikat |
Gjithsejt online: 3 Vizitorë: 3 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 18 Artikujt e shfaqur: 1-12 |
Faqet: 1 2 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Arti dhe kaligrafia Islame janë padyshim kontributet më origjinale të Islamit në artet vizuale. Ndërsa, kaligrafia perëndimore është vetëm art, kaligrafia Islame është edhe një eksperiencë fetare. | |
|
Islami solli në ekzistencë një qytetërim, në të cilin artet gjithmonë kanë patur dhe vazhdojnë të kenë - në atë masë sa ç’është i gjallë ai qytetërim - një vend me rëndësi qendrore. Mund të thuhet se perspektiva islame mbështetet mbi përmasën e bukurisë në jetë dhe e lidh bukurinë e mirësinë me vetë natyrën e Allahut, siç pohohet në hadīthin e mirënjohur: | |
|
Tradita artistike e Islamit ka lënë ndikim të madh jo vetëm brenda botës islame, por edhe mbi qytetërimet që e rrethojnë. Në Lindje, ndërkohë që arti islam u ndikua deri në njëfarë mase nga kinezi, siç mund të shihet në pikturat persiane të miniaturës, ai gjithashtu ndikoi shumë lloje të artit kinez, që nga vazot deri te qilimat. | |
|
Hulumtimet mbi artin islam pajtohen se kontributi i tij në familjen e artit botëror është i pavlerësueshëm. Disa dijetarë nga Perëndimi ndonëse theksojnë më tepër ngjashmëritë apo afërsitë e artit islam me mjediset përreth (Bizanti, India etj.)[1] se sa zgjidhjet dhe krijimet e tij burimore, megjithatë kjo nuk zbehë origjinalitetin e artit islam. | |
|
Çdo gjë ndryshon, zhvillohet dhe një ditë asaj i vjen fundi. Për këtë kanë qenë të ndërgjegjshëm të gjithë ata që dhanë sadopak ndihmesë në të gjitha këto fusha të artit dhe arkitekturës islame. Ajo çka janë munduar këta artistë të sjellin është që të bashkojnë hyjnoren në kornizën e realitetit bashkëkohor të çastit që jetohet. | |
|
Zhvillimi i artit islamik – nga shek. VII e deri në shek. XVIII – mund të klasifikohet në tre periudha kryesore. Periudha formuese e artit islamik nis qysh me udhëheqësit e parë të Islamit, kalifët umajadë (661-750) Muavinë, Jezidin etj, të cilët e përhapën Islamin nga Damasku, Siri e deri në Spanjë. | |
|
Arti dhe arkitektura islame përfshin territoret e Lindjes së Mesme, Afrikën Veriore, Indinë Veriore dhe Spanjën që ranë nën kontrollin e muslimanëve qysh në fillimin e shekullit VII. Më pas Islami pati një përhapje të gjerë edhe në Kinë, Filipine dhe në gadishullin e Indokinës, Malajzi e ishujt e Indonezisë. | |
|
Ritualet e thjeshta të besimit islam i dhanë jetë një arkitekture unike fetare, duke përfshirë këtu xhaminë (mesxhidin), një vend për mbledhjen e bashkësisë dhe faljen, dhe medresenë, ose shkollën fetare. | |
|
Fjala “minare” rrjedh nga arabishtja “al-manarah”, dhe ka kuptimin e kullës që ka një dritë, dmth, far ndriçues. Karakteristikë e kullës së xhamisë, është se ka një tarracë afër majës nga ku myezini i fton besimtarët në falje dhe që quhet “al-ma’zanah”; dmth vendi nga ku thirret ezani (thirrja për falje) prej myezinit. | |
|
Në Perëndim njihen edhe nën emërtimin arabeska. Ky term zakonisht i mvishet vizatimeve me modele shumë të përpunuara dhe të pasura me imtësi. Kur përmendet ky emërtim nga perëndimorët, ai nënkupton gjedhet, modelet e përdorura nga arabët dhe maurët në ndërtesat e tyre private si dhe ato të kultit. | |
|
Në shekujt VII-VIII ushtritë muslimane e përhapën Islamin qysh nga brigjet e Atlantikut e deri në Sind (Pakistani i sotëm). Ato nuk sollën vetëm fenë me vete por edhe një gjuhë që flitej dhe shkruhej, duke u bërë shkaktarët dhe nxitësit e një qytetërimi të tërë. Gjuha arabe u bë faktori themelor që bashkoi shumë popuj në një qytetërim. | |
|
Të rëndësishme ndërmjet formave të ndryshme të arkitekturës islamike janë pallatet, karvansarajet, hanet, hamamet dhe qytetet, planet e përpunuara të të cilëve tregojnë kujdesin për të pasur sa më shumë ujë dhe për t’u ruajtur nga të nxehtit. Një tip i tretë ndërtese janë mauzoleumet ose siç njihen gjerësisht tyrbet. | |
|
|