E martë, 15/10/2024, 16:42
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Artikuj në kategori: 48
Artikujt e shfaqur: 1-12
Faqet: 1 2 3 4

Radhit sipas:: Data · Emri · Votat · Komentet · Shikimet
Thirrja e Kuranit për lutje dhe nxitja për të është cekur në shumë vende në Kuran, ndër to përzgjedhim fjalët e Allahut të Lartësuar, që thotë: "Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua." (Bekare: 186) ...
Tefsirë | Views: 1600 | Added by: shpend-xhelili | Date: 19/04/2010 | Comments (0)

Ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, duke nxituar, kurse shenjat e frikës dhe të shqetësimit i vëreheshin në fytyrë. Si të mos jetë kështu kur familja e saj ishte kërcënuar me shkatërrim dhe ndarje, shtëpia e saj ishte rrezikuar me shembje dhe e gjithë kjo pas një fjale në gjendje hidhërimi që i kishte thënë bashkëshorti i saj, i cili ishte gati ta shkatërronte një familje të tërë dhe t’i jepte fund jetës bashkëshortore...
Tefsirë | Views: 1794 | Added by: shpend-xhelili | Date: 19/04/2010 | Comments (1)

Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim." (Nahl, 71)
Allahu i Madhërishëm në këtë ajet dhe në shumë ajete të tjera na ka lajmëruar rreth një ligji mbi të cilin e ka ngritur jetën, një ligj i cili nuk thyhet e as ndryshohet. Ai është ligji i dallimit dhe i favorizimit në furnizim...
Tefsirë | Views: 983 | Added by: shpend-xhelili | Date: 19/04/2010 | Comments (0)

Prej emrave të bukur të Allahut të Lartësuar është edhe i Drejti. Drejtësia është baza e legjislacioneve qiellore mbi të cilën janë ngritur qiejt dhe toka. Sipas rregullit të sheriatit, njeriu është i ngarkuar dhe do të japë llogari për veten e tij; nëse ka bërë mirë, shpërblehet me të mirë dhe nëse ka vepruar keq, do të shpërblehet me të keq. Sipas kësaj rregulle, njeriu nuk i mbart pasojat e të tjerëve dhe nuk ndëshkohet për veprimet e të tjerëve...
Tefsirë | Views: 978 | Added by: shpend-xhelili | Date: 18/04/2010 | Comments (0)

Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur." (Nisa, 59)...
Tefsirë | Views: 994 | Added by: shpend-xhelili | Date: 18/04/2010 | Comments (0)

Në këtë shkrim do të qëndrojmë me fjalën e Allahut të Madhëruar: "Dhe, ua ktheu shpinën dhe tha: "O dëshpërimi i im për Jusufin!”, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[1]
Tefsirë | Views: 1377 | Added by: shpend-xhelili | Date: 18/04/2010 | Comments (0)

Shprehja mëshirë është koncept islam origjinal. Është përmendur në Kuran në më tepër se dyqind e gjashtëdhjetë e tetë vende. Në shumicën e këtyre vendeve është përmendur në trajtën e emrit, si fjala e Allahut të Lartësuar: "Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti" (Bekare, 37), ndërsa në katërmbëdhjetë vende është përmendur në trajtën e foljes, si fjala e Allahut të Madhërishëm: "Ata thanë:...
Tefsirë | Views: 1113 | Added by: shpend-xhelili | Date: 18/04/2010 | Comments (0)

Nëse disa ligje të kësaj bote i arsyetojnë të gjitha mjetet – çfarëdo qofshin ato – për të arritur tek qëllimi, ligjet qiellore obligojnë që mjetet të jenë të ligjshme. Islami kategorikisht e refuzon parimin i cili thotë se qëllimi e arsyeton mjetin. Ashtu siç qëllimi është i ligjshëm dhe fisnik në Islam, gjithashtu mjeti me të cilin arrihet qëllimi duhet të jetë i tillë...
Tefsirë | Views: 1001 | Added by: shpend-xhelili | Date: 18/04/2010 | Comments (0)

Zilia konsiderohet cilësi e qortuar dhe një prej sëmundjeve më shkatërruese të zemrës. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka ndaluar nga kjo cilësi. Ai thotë: "Mos e kini zili njëri-tjetrin... " Gjithashtu, Profeti i Allahut na lajmëron duke thënë: "Janë përhapur mes jush sëmundjet e popujve të mëparshëm, zilia dhe urrejtja." Shënon Tirmidhiu...
Tefsirë | Views: 1134 | Added by: shpend-xhelili | Date: 18/04/2010 | Comments (0)

Pasi u vërtetua pafajësia e Aishes, Ebu Bekri thotë: "Për Zotin, nuk do e ndihmoj më Mustah b. Esasen. Ai nuk e meriton diçka të tillë.” Por atë ditë u shpall ajeti i Kuranit që thotë: "Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (Nur, 22)...
Tefsirë | Views: 869 | Added by: shpend-xhelili | Date: 18/04/2010 | Comments (0)

"Thuaj! Ai, Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s`ka lindur kënd, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk i është i barabartë me Të.”
Tefsirë | Views: 1353 | Added by: shpend-xhelili | Date: 18/04/2010 | Comments (0)

Allahu në librin e Tij thotë:
1. Pasha kohën!
2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë.
3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm...
Tefsirë | Views: 1105 | Added by: shpend-xhelili | Date: 17/04/2010 | Comments (0)

Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024