E hënë, 23/12/2024, 07:40
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A shkojnë në xhenet femrat që vazhdimisht falin namaz, por nuk janë të mbuluara?

Pyetja:

Desha ta di se a shkojnë në xhenet femrat të cilat vazhdimisht falin namaz, por nuk janë të mbuluara si edhe bëjnë shumë vepra të mira, por për shkak të punësimit apo për shkak se janë të ndaluara nga familja për t’u mbuluar, nuk mbulohen. Ju lutem që të ma sqaroni sa më hollësisht përgjigjen. Allahu ju shpërbleftë me te mira!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mbulesa është obligim për femrën muslimane që ka arritur moshën e pjekurisë. Për këtë ka ixhma (pajtueshmëri) mes të gjithë muslimanëve dhe nuk e mohon askush këtë. Për vlerën dhe dobitë e mbulesës kemi me dhjetëra shkrime e libra në të cilat mund të lexoni përse është e domosdoshme për femrën që ta mbulojë trupin e saj. Gjithashtu edhe ne në disa përgjigje kemi folur rreth disa rrethanave me të cilat ballafaqohet sot femra muslimane që dëshiron ta mbajë hixhabin (mbulesën) dhe jemi munduar t`i hulumtojmë format e tejkalimit të atyre pengesave, prandaj mund të lexoni edhe aty.

Ndërsa a është shamia kusht që femra muslimane të hyjë në xhenet, themi se mbulesa nuk është prej kushteve thelbësore të besimit (imanit) pa të cilin femra trajtohet jomuslimane. Nëse femra i plotëson kushtet themelore të besimit, fal namazin, kryen vepra të mira, ajo është besimtare dhe shpresojmë që ta përfshijë mëshira e Allahut dhe ta fusë në xhenet. Duhet pasur parasysh se nuk janë të gjithë muslimanët në një gradë, kemi nga ata njerëz që arrijnë gradat e të Dërguarve, të shehidëve, kemi njerëz të devotshëm dhe kemi muslimanë neglizhues dhe mëkatarë. Muslimania e cila është praktikante e fesë, por nuk i përmbahet mbulesës, është muslimane mëkatare e cila nuk ka përfillur një obligim që ia ka përcaktuar Allahu asaj dhe për këtë ajo do të merret në përgjegjësi dhe është shumë e mundshme që ajo t`i nënshtrohet dënimit të Allahut të Lartësuar. Nëse ajo ka neglizhuar dhe nuk ka tentuar që ta ndryshojë gjendjen e saj duke hulumtuar mundësitë që ka para vetes, me fjalë të tjera nuk e ka bërë dert këtë mëkat të cilin e vepronte, atëherë frikësohemi se nuk do të përfshihet nga mëshira e Allahut. Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (27/08/2009)
Klikime: 1290 | Komentet: 2 | Ranguar: 4.7/3
Gjithsejt komente: 2
2 egzona  
0
jetoj jasht kosoves dhe ne vendin ku jetoj ka shum shum femra muslimane te mbuluara , me heret nuk kam ditur te bej namaz tash kam mesuar me ndihmen e all-llahut , fal 5 kohe namaz , dhe deshira ime me e madhe eshte te mbulohem por nuk kam guxim ta bej , sepse familja ime jan kunder , ata me thon njeher jo por pasi te martohesh atehere bej q far te duash , une e dua shum mbulesen jam ne dilem te madhe , familja ime eshte muslimane por as nje femer ne familje nuk e kemi te mbuluar , inshalla zoti na ndihmon dhe na qet n rrugen e drejt te gjithave neve qe jemi ne dilem .

1 Saranda  
0
Selam Alejkum

Desha te ju pyes dhe dua te bej nje zgjedhje,,une qe 6 muje e fali namazin 5 kohet e namazit,,por nuk jam e mbuluar,,mundohem ne menyre sa me te madhe te largohem prej gjanave te keqija,ne familje askend se kam ne mbulese,tani dua une te hy por familja ime jan kunder,,nuk e di se qfare te bej,,,qdo dit e me shum me pelqen te mbulohem por ende skam marr guximin qe t'iu them familjes..
Ju lutem te me jepni nje pergjigje se qfare te bej nese kundershtojn shume qfare t'iu them,,se ne ate dite qe e qes mbulesen Allahu me ndihmofte se nuk e nderroj mendje por dua te gjet njer pergjegje sa me te mire qe t'iu them familjes sime..
Allahu ju shperblefte


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024