Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 520 Artikujt e shfaqur: 73-84 |
Faqet: «- 1 2 ... 5 6 7 8 9 ... 43 44 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Pyetja: Jam 20 vjeç dhe jam e fejuar (fejesa është bërë me shikues) me një djalë nga vendi im mirëpo ai jeton në Zvicër. Pyetja ime është: nëse jam e kurorëzuar me hoxhë, a mund të shkoj në Zvicër, pasi familja e tij ka dëshirë që të shkoj atje. Desha ta di opinion e hoxhallarëve se ç’është më e mira të veproj? | |
|
Pyetja: A lejohet të shkoj, duke marrë parasysh që familja e burrit janë shumë të lidhur me ta dhe në qoftë se nuk shkoj, atëherë unë sipas tyre jam duke i larguar apo duke i shkëputur lidhjet farefisnore. Po ashtu ata arsyetohen se aty ka vetëm gra dhe se është e lejuar të shkoj, d.m.th. po nuk shkova unë do të bëhet problem i madh. | |
|
Pyetja: Ju lutem, hoxhë i nderuar, më tregoni se a më lejohet të punoj në një ordinancë private gjinekologjike, ku është vetëm motra dhe doktori, nuk ka personel tjetër. Allahu na ruajttë e na shpërbleftë të gjithë myslimanëve! | |
|
Pyetja: Motra ime është e martuar dhe e ka një djalë 9 muajsh. Ajo dëshiron ta di se a i prishet abdesi motrës nëse e pastron djalin nga papastërtia (nevoja). Faleminderit për mirëkuptim | |
|
Pyetja: A është gjynah nëse e mallkon dikë në sexhde, për fjalët të cilat të janë ngjitur e nuk janë aspak të vërteta, janë të kundërta me realitetin që ekziston. Vuajtja që më është shkaktuar prej fjalëve të ndyra, të ngjitura më qon deri në mallkim gjatë sexhdes ndaj atyre njerëzve të pandërgjegjshëm. | |
|
Pyetja: Desha t’ju bëj një pyetje: si bëhet sexhdeja falënderuese dhe si bëhet sexhdeja duke lexuar Kuran. Zoti ju shpërbleftë! | |
|
Pyetja: Jam 25 vjeçare, e pamartuar. Po shoh ëndrra të këqija gjatë gjumit, si p.sh.: çifte duke bërë marrëdhënie intime e kësi lloji. Unë çdo herë para gjumit i them ‘kuleuzat’, ‘tespidovën’ e disa dua të tjera po prapë po shoh ëndrra të trishtueshme. | |
|
Pyetja: Desha me pyet për një çështje të ndërlikuar, p.sh.: është një vajzë e cila vishet në mënyrë ekstreme e zhveshur, e cila nuk falet, pra është myslimane me emër po në praktike jo, dhe një vajzë e cila falet, kryen obligimet fetare, nuk është e mbuluar, vishet me farmerka, pantallona dhe vishet me maica të shkurtra, i mbulon krahët, jo në ‘kimoni’ si po i thonë tash. Si qëndron puna e këtyre dy vajzave? | |
|
Pyetja: Fati i njeriut d.m.th. (kësmeti) a është i shkruar qysh në bark të nënës apo Zoti e vendos atë pastaj? | |
|
Pyetja: Desha të pyes rreth vathëve. Shumica më thonë që është haram mirëpo dua ta di nëse është haram të vihen më shumë se 1 vath në një vesh? Disa thonë se është haram pasi që ti falesh. Unë falem dhe mundohem të mos ekspozohem me rroba mirëpo nuk jam e mbuluar! | |
|
Pyetja: Allahu ju shpërbleftë për punën që po e bëni! Desha t’ju pyes se a lejohet hyrja në xhami gjatë kohës kur femra është me menstruacione? Allahu ju shpërbleftë! | |
|
Jam një motër myslimane, 19 vjeçare, e desha ta bëj një pyetje. Jam martuar qe 1 vit dhe para 2 muajsh më ka ardhur burri në Gjermani. Unë, bashkë me burrin, banoj ende te baba im, për shkak të kushteve financiare. Tash kam mbetur shtatzëne dhe po kam problem me prindër sepse e punoj një zanat ku nuk bën të punosh shtatzëne, e më duhet ta lë punën. Ata po më thonë ta abortojë fëmijën për shkak të zanatit e burri ende nuk është në punë. | |
|
|