Pyetje:
Jam 25 vjeçare, e pamartuar. Po shoh ëndrra të këqija gjatë gjumit, si p.sh.: çifte duke bërë marrëdhënie intime e kësi lloji. Unë çdo herë para gjumit i them ‘kuleuzat’, ‘tespidovën’ e disa dua të tjera po prapë po shoh ëndrra të trishtueshme. Ju lutem, më tregoni ndonjë dua apo është më mirë të shkoj te ndonjë hoxhë?
Përgjiigje:
Nëse ëndrrat e tilla i shihni shumë shpesh, atëherë duhet të shkoni tek ndonjë hoxhë, që kuron me Kur’an (bën rukje) dhe shpresoj që Allahu do t’ju shërojë nga kjo gjë. Nëse ato janë të rralla, sikur një herë në dy javë mesatarisht apo në 10 ditë, atëherë kjo gjendje mund të numërohet si normale për statusin tuaj.
Sido që të jetë, ju vazhdoni të bëni duatë e kërkuara para gjumit, të cilat janë të përmendura në libërthin "Mburoja e Muslimanit”, merrni abdes para se të shkoni në gjumë, shoqërohuni me shoqëri të mirë, kujtojeni shpesh Allahun, xhenetin, xhehenemin etj.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|