E diel, 22/12/2024, 23:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Si bëhet sexhdeja e falënderimit dhe ajo e leximit të Kuranit?

Pteyje:

Eselamu ajlakum!

Desha t’ju bëj një pyetje: si bëhet sexhdeja falënderuese dhe si bëhet sexhdeja duke lexuar Kuran. Zoti ju shpërbleftë!


Përgjiigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Sexhdeja e falënderimit bëhet në rast kur dëgjon për ndonjë gëzim të madh, që është arritur ndonjë dobi ose është larguar ndonjë dëm, qoftë ai personal apo shoqëror e kolektiv. Përbëhet prej një sexhdeje duke rënë në tokë (dysheme) në momentin kur e dëgjon lajmin, por mund të bëhet edhe më vonë. Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, nuk kërkohet abdesi, as mbulesa për femrën, as të drejtuarit kah kibleja. Nuk ka ndonjë dua të posaçme që kërkohet të thuhet në sexhden e falënderimit, por mjafton çfarëdo lutje që përmban falënderim dhe madhërim të Allahut. 

Kurse sexhdeja e leximit të ajeteve që përmbajnë fjalë të sexhdes, me ç’rast kërkohet sexhdeja e leximit të Kuranit, po ashtu përbëhet prej një sexhdeje dhe nuk ndryshon nga rregullat e sexhdes së falënderimit, të cilat u përmendën më lart, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Kjo e ka duanë e vet, të cilën mund ta gjesh në libërthin "Mburoja e Muslimanit”.

?
Këto janë sexhde të rastit dhe janë ibadet në vete, e jo namaz. Këto i përngjajnë dhikrit më shumë sesa namazit, andaj edhe nuk kërkohet abdesi për këto dy sexhde.

Allahu e di më së miri!  



                                                                Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (30/01/2011)
Klikime: 866 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024