Pyetje:
Fati i njeriut d.m.th. (kësmeti) a është i shkruar qysh në bark të nënës apo Zoti e vendos atë pastaj?
Përgjigje:
Po, fati i njeriut dhe gjithçka që ka të bëjë me të është i shkruar qysh më herët, por ai merr formën e vet, atëherë kur fetusit i vjen shpirti në fillim të muajit të pestë dhe aty përcaktohet e ardhmja e tij. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: "Vërtet, çdonjëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe i jep jetën (e fut shpirtin), dhe këtij meleku i urdhërohen katër gjëra: ta shkruajë nafakën (riskun) e tij, exhelin – jetëgjatësinë e tij, veprat e tij që do t’i kryejë dhe a do të jetë i mjerë apo i lumtur.” (Buhariu dhe Muslimi)
Mund të lexoni edhe përgjigjen në këtë link:
http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1590&Itemid=30
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|