Pyetje:
Selam alejkum!
Allahu ju shpërbleftë për punën që po e bëni! Desha t’ju pyes se a lejohet hyrja në xhami gjatë kohës kur femra është me menstruacione? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Jo, nuk lejohet që femra me menstruacione të hyjë dhe të qëndrojë në xhami. Në një hadith që disa dijetarë e konsiderojnë hasen, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Unë nuk lejoj që femra me menstruacione dhe xhunubi të qëndrojnë në xhami” (Ebu Davudi etj.) Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|