Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 520 Artikujt e shfaqur: 145-156 |
Faqet: «- 1 2 ... 11 12 13 14 15 ... 43 44 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Pyetja:
A bën që të bëhet fejesa (sipas traditave shqiptare) dhe pas 2-4 ditësh të fejuarit të udhëtojnë jashtë vendi ( vend musliman – pushim, vizite 10-ditiore) dhe me këtë udhëtim të shpallet edhe martesa e tyre, edhe pse kjo nuk u pëlqen prindërve ( se kanë dëshirë të kenë dasmë të madhe etj.) derisa të fejuarit nuk kanë dëshirë të ketë diçka jo islame në dasmën e tyre (p.sh. dasmë në restorante, muzikë e pije etj. duke i parë dasmat tona tash si organizohen). | |
|
Pyetja:
Dy vite më parë nuk kam agjëruar Ramazanin për arsye se e kam pasur fëmijë 4 muaj në gji dhe nuk kisha mundësi sepse fëmija qante shumë nga uria, kurse Ramazanin e kaluar e kam agjëruar elhamdulilah, mirëpo Ramazani i para dy viteve ende më ka mbetur borxh sepse deri tani e kam pasur fëmijën në gji, edhe pse fëmija u rrit dhe filloi të hajë ushqim gjirin e ka pirë shumë kështu që unë sa herë filloja ta kompensoja Ramaznin, filloja të lodhesha shumë, tepër bile saqë s’kisha fuqi për asgjë... | |
|
Pyetja:
Jam një student i ekonomisë. Desha t’ju bëj një pyetje: Nëse një njeri i devotshëm martohet me një vajzë të devotshme, mirëpo për shkaqe të ndryshme martesa e tyre nuk ka jetë të gjatë, ngase vdes burri (qoftë nga ndonjë sëmundje normale apo burri i është bashkangjitur xhihadit) dhe martesa e tyre përfundon. Ndërsa gruaja pasi të kalojnë muajt e pritjes, ajo prapë martohet me dikë që supozojmë që është edhe ai njeri i devotshëm dhe ata jetojnë së bashku derisa t’i ndajë vdekja (deri në pleqëri). Gjithashtu supozojmë që këta tre robër të Allahut e kanë fituar kënaqësinë e Allahut dhe kanë hyrë në Rahmetin e Allahut në Ditën e Gjykimit, pra Allahu këta të tre i shpërblen me xhennet, atëherë gruaja në fjalë cilit burrë do t'i takojë? | |
|
Pyetja:
Kam qenë në lidhje me një djalë për një kohë të gjatë, por tash jemi ndarë sepse djali ka ndryshuar në aspektine fesë shumë, edhe pse në kohën kur kemi qenë bashkë ka qenë fetar, por jo në këtë mase që është sot. Lidhja jonë ka përfunduar për shkak tëmbulesës. Dëshira e tij ka qenë që ta vë mbulesën dhe t’i përkushtohem tërësisht parimeve fetare, edhe pse prindërit e mi janë kundër këtij veprimidhe unë nuk jam e gatshme që ta vë mbulesën tani dhe e konsideroj si kusht të tij vënien e mbulesës. A është e drejtë ajo çfare ai e vë si kusht fenë senëse nuk përmbushen dispozitat fetare nuk mund të jemi bashkë... | |
|
Pyetja:
Në rast se je duke qëndruar në një kafene me dikë dhe t’i merr një pije joalkoolike, ndërsa shoku yt pije alkoolike, çfarë duhet të besh në atë rast? Të çohesh nga karrigia të vazhdosh të qëndrosh apo si? | |
|
Pyetja:
Kisha një pyetje rreth shprehjes RABBIGFIRLI që shqiptohet në mes sexhdes së parë dhe të dytë në namaz. Në disa ilmihale më të vjetra kjo nuk është e cekur, në disa të tjerë është e cekur që duhet të thuhet "Rabbigfirli”vetëm një herë, në disa vende kam hasur se kjo shprehje duhet të thuhet 2 herë (Rabbigfirli,Rabiggfirli), në disa të tjerë edhe kështu: "Rabbigfirli, gfirli”. Dua mendimin më të saktë rreth kësaj çështjeje, duhet apo nuk duhet të thuhet dhe nëse po, si është më mirë të thuhet?... | |
|
Pyetja:
Unë jam i martuar dhe kam katër fëmijë, por gruaja ime ka mbetur përsëri shtatzënë, por dëshiron ta abortojë këtë para 40 ditëve. Por embrioni ende nuk e ka arritur 40 ditëshin (d.m.th tashmë është në javën e 4-të) dhe kërkoj përgjigje sa më të shpejt nëse ka mundësi. | |
|
Pyetja:
Këtu në Zvicër, nëse punëtori i bën 12 muaj punë të rregullt dhe pas kësaj mbetet pa punë, atëherë enti i punësimit e paguan atë për dy vite rresht derisa të gjejë pune, ndërsa nëse nuk i ka bërë 12 muaj punë, atëherë nuk i takon asgjë nga enti i punësimit, nuk paguhet fare edhe pse nuk mund të gjejë punë. Pyetja është: A mundet që këta dymbëdhjetë muaj punë t’i plotësojë në mënyrë joligjore edhe pse nuk ka punuar 12 muaj, ka mundësi që t’i bëjë gjoja se ka punuar me qëllim që të përfitojë nga të hollat e entit të punësimit?... | |
|
Pyetja:
1. Unë punoj edhe tash p.sh jam ftohur dhe kam sekrecione në fyt dhe nuk po mundem që çdo dy minuta të shkoj në banjë që t’i heq dhe ndonjëherë kur gëlltitem, shkon edhe sekrecioni poshtë. A e prish agjërimin në këtë rast?... | |
|
Pyetja:
Ka dashur Allahu i Madhëruar dhe më ka udhëzuar që disa vite me radhë. Elhamdulilah dhe ka dashur e më ka mbrojtur prej harameve. Deri në një çast. Unë edhe si i paudhëzuar kam qenë i mbrojtur nga ana e Allahut prej mëkateve të mëdha e sidomos prej binasë, edhe në vitet e para isha më i fort në iman, por FATKEQËSISHT që tre vitet e fundit si duket m’u dobësua imani dhe rashë në zina me një prostitutë jashtë vendlindjes (jashtë shtetit). | |
|
Pyetja:
Një motër muslimane, e cila është hafize e Kuranit, dëshiron të marrë mendimin e hoxhës se si duhet të veprojë ajo gjatë jetës së saj duke mos i shkelur parimet fetare, por duke arritur që të ruajë hifzin e saj. Ne e dimë që pasi ta mësojë Kuranin, atëherë është e ndaluar që ta harrojë ngase do të kemi dënim në boten tjetër, mirëpo a i lejohet një motre muslimane që ajo për të mos e harruar Kuranin i duhet që çdo ditë të mbrojë nga një xhuz apo dy para një hoxhe. Nëse nuk ka mundësi që hoxha të jetë femër, atëherë a i lejohet kësaj motre të mbrojë faqet e Kuranit para një mashkulli të huaj (hoxhë- hafiz i Kuranit), me të cilin ajo nuk e ka të ndaluar martesën?... | |
|
Pyetja: Kam dëshirë të di se çfarë është Dexhalli dhe çfarë mundet të bëjë? ... | |
|
|