E hënë, 23/12/2024, 14:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kam bërë një gabim shumë të madh

Pyetja:
Esselamu alejkum ue rrahmetullahi ue bereketuhu!

Hoxhë i nderuar, unë kam nevojë për një këshillim të madh ngase kam bërë një gabim shumë të madh.

Ka dashur Allahu i Madhëruar dhe më ka udhëzuar që disa vite me radhë. Elhamdulilah dhe ka dashur e më ka mbrojtur prej harameve. Deri në një çast. Unë edhe si i paudhëzuar kam qenë i mbrojtur nga ana e Allahut prej mëkateve të mëdha e sidomos prej binasë, edhe në vitet e para isha më i fort në iman, por FATKEQËSISHT që tre vitet e fundit si duket m’u dobësua imani dhe rashë në zina me një prostitutë jashtë vendlindjes (jashtë shtetit). E bëra këtë gabim dhe u pendova shumë, ngase bëra një gabim duke qenë pasues i së vërtetës, Kuranit dhe Sunetit, edhe kur mendoja se në injorance s’kam bërë zina e tani kam bërë. Por përsëri rashë në të njëjtin gabim. Kaloi një kohë dhe disa herë e kam bërë këtë mëkat zina (me prostitutë). Deshi Allahu që unë të shkoja edhe në haxh duke menduar se nuk do të bëj këtë gabim (zina). Rezistova shumë kohë, por në fund edhe haxhin e prisha (pasi prapë bëra zina).

Në lidhje me këtë dua të pyes se a ka SIHR ose MËSYSH që të shtyn në MËKATE (në këtë rast ZINA) sepse shumica e njerëzve më konsiderojnë shumë të mirë dhe të sinqertë, kanë mendim shumë të mirë për mua.

Çka më këshilloni ju lutem? Pasi e bëra gabimin, u pendova shumë, e sidomos që e njollosa haxhin. A mendoni që është prishur haxhi im dhe a është kjo shenjë që s’kam qenë i sinqertë në haxh.

Mundësitë për martesë nuk i kam aq të mira.

Selam alejkum! Allahu ju shpërbleftë dhe bëni dua për mua që të bëhem më i mirë se ç’jam dhe që më mendojnë njerëzit.

 

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu! 

Falënderimet i takojnë  Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Së pari duhet ta dish se haxhi është një ibadet (adhurim) obligativ siç është edhe namazi dhe agjërimi dhe atë (haxhin) nuk mund ta prishë ndonjë mëkat i madh përveç shirkut dhe kufrit, i cili i asgjëson të gjitha veprat e mira.

Pastaj zinaja është një ndër haramet më të mëdha dhe për këtë shkak Allahu xh.sh. i ka ndaluar shumë gjëra para se njeriu të bjerë në zina, për këtë Allahu xh.sh. në Kuranin Famëlartë thotë: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (El Isra: 32)

Nga ky ajet nënkuptojmë se Allahu xh.sh. në mënyrë të prerë e ndalon jo vetëm aktin përfundimtar të prostitucionit, por ndalon edhe të gjitha veprimet dhe metodat që i paraprijnë dhe shpijnë nga kjo anomali shoqërore. Pra njeriu nuk bën as t’i afrohet amoralitetit, e për këtë Allahu xh.sh. ka ndaluar edhe shikimin e femrave apo përshëndetjen ndërmjet gjinive të kundërta, po ashtu ka ndaluar edhe përzierjen e meshkujve me femra, të gjitha këto i ka ndaluar që njeriu të mos bjerë në zina.

E nëse njeriu largohet nga këto ndalesa apo barrikada, atëherë e ka më të lehtë të bjerë në zina.

Pra, nëse zinanë e trajtojmë  nga aspekti fetar (dijaneten), konsiderojmë se është veprim i ndaluar (haram) dhe renditet në mesin e mëkateve të mëdha, për të cilin do të ketë dënim të rëndë  botën tjetër. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë:  "Nuk ka mëkat më të madh pas shirkut që i bëhet Allahut sesa hedhja e spermës së mashkullit te femra që nuk i lejohet atij.” (Ahmedi dhe Taberaniu me sened të vërtetë.)

Nuk ka dyshim se veprimi i harameve të mëdha është si pasojë e uljes së imanit tek njeriu. Në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ai i cili bënë zina ose pi alkool, Allahu xh.sh. ia zhvesh atij imanin (besimin) ashtu si njeriu kur e zhvesh këmishën e tij nga koka.” (Hakimi me sened të vërtetë)

Njeriu duhet t’u largohet këtyre harameve menjëherë duke ripërtërirë imanin e tij dhe duke ngritur imanin e tij. Të sugjeroj për këtë të lexosh librin e Muhamed Salih el Munexhidit, i titulluar "Shfaqja e dobësimit të imanit”.

Dhe këtu do të sjell një ngjarje të imam Ibrahim ibn Ed’hemit.

Një njeri erdhi tek Ibrahim ibën Ed'hemi dhe i tha: -O dijetar, epshi im më nxit dhe më stimulon për gjynahe. Të lutem më këshillo!  
I tha Ibrahim Ed'hemi: -Nëse epshi yt të nxitë për të vepruar gjynah dhe vese të liga ndaj Krijuesit tënd, nuk ka problem (dert)…! 
Unë do t'i paraqes pesë kushte, nëse i plotëson, bëj gjynah ndaj Allahut! 
Tha njeriu: -Më i jep! 
I tha Ibrahimi: -Nëse dëshiron t’i bësh gjynah Allahut, atëherë fshehu (ik) në një vend ku nuk të shikon Allahu!  
Tha njeriu: -Subhanallah, si të fshihem nga Allahu kurse Ai shikon çdo gjë! 
I tha Ibrahimi: -Subhanallah, a nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut e Ai të sheh?! Heshti njeriu. 
Pastaj njeriu tha: -Më trego kushtin e dytë! 
I tha Ibrahimi: -Nëse dëshiron t' i bësh gjynah Allahut, mos i bëj gjynah në tokën e Tij! 
Tha njeriu: -Subhanallah, ku të shkoj, e gjithë gjithësia është e Tij! 
I tha Ibrahimi: -Subhanallah, a nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut, kurse ti po shfrytëzon tokën e Tij?! 
Tha njeriu:- Më trego kushtin e tretë! 
I tha Ibrahimi: -Nëse dëshiron t'i bësh gjynah Allahut, atëherë mos u ushqe nga furnizimet e Tij!  
Tha njeriu: -Subhanallah, si të jetoj, si të ushqehem? Gjithë të mirat janë prej Tij dhe të Tij. 
I tha Ibrahimi: -Subhanallah, a nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut e Allahu është Ai që të ushqen dhe të jep të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetosh! 
Tha njeriu: -Më trego kushtin e katërt! 
I tha Ibrahimi: -Kur i bën gjynah Allahut, pastaj të kapin melaiket për të të hedhur në zjarr, mos e prano këtë! Refuzoje hedhjen në zjarr! 
Tha njeriu: -Subhanallah, a kam forcë unë për këtë?! Melaiket nuk të pyesin, por të zvarrisin për në zjarr! 
I tha Ibrahimi: -Kur t'i lexosh gjynahet e tua në fletushkë, mohoji ato gjynahe dhe thuaj nuk i kam vepruar!  
Tha njeriu: -Subhanallah, ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty, ku janë dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe dëshmojnë?! 
Filloi të qajë njeriu, u largua dhe thoshte: -Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty, ku janë dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe dëshmojnë?! 
 


Eroll Nesimi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/08/2010)
Klikime: 2230 | Komentet: 5 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 5
5 naim  
0
une besoj se ky person duhet ta kuptoj se ,,,nje njeri besimtar Allahun dhe Pejgamberin a.s e do ma shume se vetvetja,,,edhe ma mer mendja se shume lehte e ka te largohet nga zinaja ,,por me nje kusht nese Allahun dhe pejgamberin i don ma shme se vetvetja ,por me nje sinqeritet,,sepse Allahu eshte i gjalle dhe vigjilues ne percaktimet e tij,,,kemi edhe nje Ajet ne Kuranin famelart ku Allahu i lartmadheruar thot ,,,:Ai i cili i mbeshtetet Allahut,Allahu i mjafton atij,,,.... besoj se nese i mbeshtetesh allahut ateher dashuria dhe knaqsia e Allahut eshte me mira nga te gjitha dashurite dhe knaqsite,,,dhe shume lehte do te largohesh nga rruga e felliqur e zinase....selam alejkum

4 besniku  
0
eselam alejkum ky vllau me lart ka pyet edhe se a ka mundesi sihri ose magjia me ndiku ose ate shtyn magjia me bo gjynah , une o vlla sipa pervojes po tu pergjigjna ,po ka mundesi magjia me te shty mebo gjynah por nese ju perbahesh dispozitave sheriatit per qat gjynah ti qe don me bo , nuk te lajn me bo mbrohesh, vetem fale namazin te rregullt te plote kurr mos u tut mu tu bo 100 shejtana skan qka te bojn o vella se ti ju drejtohesh SUPREMIT e ti vetem drjetoju ATINA THIRRE ALLAHUN PERMEDE ALLAHUN MBROHESH

3 alltune  
0
mos u beni mendjeleht o njerz behuni me besim te fort

2 waldrin  
1
sinqerisht,gati sa nuk me beri te qaj ky tregimi i fundit!

1 Drilon Dervishi  
1
EL HAMDU LILLAHI RABBIL ALEMIN!
ALL-LLAHU xh.sh. Inshallah na i fal gabimet qe kemi bere dhe bejme!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024