Pyetja:
Selam alejkum! E nderuara redaksi. Kisha një pyetje rreth shprehjes RABBIGFIRLI që shqiptohet në mes sexhdes së parë dhe të dytë në namaz. Në disa ilmihale më të vjetra kjo nuk është e cekur, në disa të tjerë është e cekur që duhet të thuhet "Rabbigfirli”vetëm një herë, në disa vende kam hasur se kjo shprehje duhet të thuhet 2 herë (Rabbigfirli,Rabiggfirli), në disa të tjerë edhe kështu: "Rabbigfirli, gfirli”. Dua mendimin më të saktë rreth kësaj çështjeje, duhet apo nuk duhet të thuhet dhe nëse po, si është më mirë të thuhet? Allahu ju shpërbleftë! Me nderime!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Prej Sunetit të Pejgamberit s.a.v.s është të thuhet Rabigfirli 2 herë.
Transmeton Nesaiu dhe Ibn Maxhe nga Hudhejfe, se Pejgamberi s.a.v.s ndërmjet dy sexhdeve thoshte: ”Rabigfirli, rabigfirli.”
Po ashtu ka edhe lutje të tjera që ka bërë Pejgamberi s.a.v.s ndërmjet dy sexhdeve. Transmeton Tirmidhiu nga Ibn Abasi, se Pejgamberi s.a.v.s ndërmjet dy sexhdeve thoshte: "Allahummagfirli uerhamni uexhburni uehdini uerzuni.”
Pra, sunet është që të thuhet 2 herë Rabigfirli.
Eroll Nesimi
|