Pyetja:
Kam dëshirë të di se çfarë është Dexhalli dhe çfarë mundet të bëjë? 

Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. 

Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) në shumë hadithe na paralajmëron për disa ngjarje që do të ndodhin para fundit të kësaj bote. Nga këto pralajmërime është edhe dalja apo paraqitja e Dexhallit.

Emri Dexhall rjedh prej foljes së gjuhës arabe dexhele që do të thotë, ai që gënjen dhe mbulon të vërtetën.
Dexhalli është quajtur me këtë emër, për shkak se ai do të jetë gënjeshtari dhe mashtruesi më i madh që e ka njohur njerëzimi ndonjëherë, pasi ai do të arrijë deri në shkallën sa do të pretendojë se është vet zoti dhe shumë prej njerëzve do ta besojnë dhe pasojnë atë.

Paralajmrimi për ardhjen e Dexhallit është e njohur dhe pranuar edhe te të krishterët që e quajnë Antikrishti.
Gjithashtu, edhe te hebrenjët pranohet se ai do të vijë dhe ata e presin atë si mbret që do të sundoj dhe kur të vij ai ata do ta sundojnë botën. Prandaj edhe ata të cilët më së shumti do ta pasojnë atë janë hebrenjtë.

Përsa i përket prejardhjes së tij vërtetohet se ai është nga njeriu, pra është person që rrjedh nga hebrenjtë, i verbër në njërin sy dhe do të bëjë trazira të shumta në tokë. 

Transmeton Buhariu nga Abdullah Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: "U ngrit Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), me një rast para njerëzve, e falenderoi Allahun ashtu siç i takon, pastaj përmendi Dexhallin e tha: "Unë njëmend, ju këshilloj për të dhe nuk ka Profet që është dërguar e që nuk këshilloi popullin e tij për të, por unë do t`ju tregoj diçka për të që të dërguarit e tjerë nuk ua kanë thënë popujve të tyre: Ai (dexhalli) është i verbër në njërin sy, kurse Zoti nuk është I verbër.”

Në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Umame thotë Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "O Njerëz! Njëmend, nuk ka ndodhur ndonjëherë trazirë (fitne) më e madhe mbi sipërfaqen e tokës, prej se i krijoi Allahu pasardhësit e Ademit (njerëzit) sesa Dexhalli…” 

Allahu i Lartësuar do t`ia mundësojë Dexhallit si sprovim ndaj njerëzve disa gjëra që janë jasht natyrës së mundësive të njeriut, si zbritjen e shiut, shpejtësi të lëvizjes në tokë, ringjalljen e njerëzve, materiet e ngurta do t’i përgjigjen urdhërit të tij, etj.

Këto që u përmendën janë disa nga gjërat që Allahu do t`ia mundësojë atij t’i bëjë, për secilin kemi argumente nga hadithet e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) por nga frika e zgjerimit nuk u përmendën, prandaj edhe shumë nga njërëzit do të mashtrohen dhe do ta besojnë atë.

Këto ishin disa gjëra që kanë të bëjnë me Dexhallin dhe ne nuk do të zgjerohemi më shumë, por nëse dëshiron më tepër ju këshillojmë të ktheheni te libri "Shenjat e Kiametit”.
Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi