E hënë, 23/12/2024, 14:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Disa pyetje për agjërimin

 

Pyetja:

1. Unë punoj edhe tash p.sh jam ftohur dhe kam sekrecione në fyt dhe nuk po mundem që çdo dy minuta të shkoj në banjë që t’i heq dhe ndonjëherë kur gëlltitem, shkon edhe sekrecioni poshtë. A e prish agjërimin në këtë rast?

2. Nëse p.sh. vjen shefi  edhe të përshëndet për qafe, p.sh. a prish agjërimin, se s’po di si të veproj në këtë rast.

3. A lejohet përdorimi i  pastës për arsye se mospërdorimi i tij ma vështirëson agjërimin duke marrë parasysh që më vjen mundim, më dhemb lukthi edhe aroma pastaj është e papërballueshme sidomos kur je agjërushëm.

4. Edhe një pyetje e kam për abdesin. Jam e ftohur dhe kam menstruacione të bardha, edhe p.sh kur të marr abdest normal mundohem dhe në secilën kohë i ndërroj të brendshmet, po më ndodh që p.sh. posa të marr abdest, duke u fshirë ose edhe duke u falur më rrjedhin menstruacionet e bardha. A e prish abdestin në këtë rast pasi kam vazhdimisht?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë  Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

1. Gëlltitja e sekrecionit nuk e prish agjërimin.

     

2. Edhe nëse dikush të përshëndet për qafe nuk e prish agjërimin.

     

3. Sa i përket pastrimit të dhëmbëve, lejohet të pastrohet me misvak pasi pejgamberi s.a.v.s edhe kur ishte agjërueshëm i pastronte dhëmbët me misvak. Ndërsa pastrimi i dhëmbëve me pastë të dhëmbëve lejohet, mirëpo është më mirë t’i shmangemi pasi pasta e dhëmbëve jep  një shije e cila vazhdon të qëndrojë në dhëmbë edhe pas pastrimit të dhëmbëve dhe shpëlarjes së gojës, për këtë shkak është më e preferuar të mos pastrohen dhëmbët me pastë dhëmbësh, mirëpo të pastrohen vetëm me brushë.

     

4.Nëse ke menstruacione të bardha vazhdimisht, atëherë merr abdest për çdo namaz e nëse gjatë namazit të rrjedhin sekrecionet e bardha, atëherë namazi nuk prishet dhe vazhdon të falesh edhe pse sekrecionet të kanë dalë.

 

Eroll Nesimi



 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/08/2010)
Klikime: 2033 | Komentet: 10 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 10
10 Emine  
0
A Ta prishin agjerimin mendimet intime
Nese te puth dikush a te prishet agjerimin ??

9 waldrin  
0
Dona,abdesti assesi nuk e prish agjerimin!
Zana,Pejgamberi s.a.v.s thote Hapja e gojes eshte prej shejtanit!
Mundohu me injoru ate hapje te gojes,sepse vertet eshte prej shejtanit te mallkuar!
dhe ne ate moment qe te hapet goja,thuaj!
EUD-BILAHI MI NE SHEJTANE RRAXHIM!
MBESHTETEM TEK ALLAHU PREJ DJALLIT TE MALLKUAR!

7 Matilda jahori  
0
Selamu alejkum! Deshiroj t'ju bej nje pyetje dhe Allahu jua shperblefte per kete mundesi qe na krijuat:kemi mesuar rreth 4-medh'hebeve ne Islam..kur kam qene ne medrese kam mesuar se duhet te ndjekesh nje medhheb per cdo ceshtje prsh medh'hebi Hanefij..A eshte e drejte kjo??

8 Argjendi  
0
alejkum selam
taklidi ose imitimi nuk osht kusht ne islam, osht e preferuar qe te ndjekesh nje medh;heb nese shkalla jote e dijes rreth islamit eshte e vogel ndersa nese fillon ti kuptosh disa parime islame atehere duhet me ndjek argumentin e jo medh;hebin, Allahu e di me se miri

6 Bajrami  
0
Selam Alejkumm Vllazni e Motra,Desha tu a bej nej pytje,Un punoj dhe zgjohem ne ora o5-oo..Dal nga Shtepia ne Oren o5-3o dhe kthehem 18.oo,puna osht shum e vshrit,tan diten jasht ne dill,po ashtu edhe tan diten ne kom,tani per tani kur po jom tu punu nuk po muj me Agjeru...:S..qfar mund te pergjigjeni ne ket pytje...Selam Alejkum

4 sevdai memedi  
0
Namazi eshte oblgim per tere jeten edhe jashte Ramazanit edhe kur te jete Ramazan njejte

3 sevdai memedi  
0
Dona
Padyshim qe se prish agjerimin kur namazi eshte i obliguar edhe gjate ramazanit ateher vet vjen ne konkludim se abdesti se prish agjerimin kurse ata qe te kan thene sben kan folur pa fakte sepse namazi eshte oblgim ne cdo kohe gjate gjithe ramazanit e ti nese smerr avdes nuk mund te besh namaz e ketu vet ti mund te kuptosh se avdesi nuk e prish agjerimin dhe ja me mire pergjigjen qe e ka dhene faqja per pyetjen e njejte qe ke bere

http://sinqeriteti.ucoz.com/publ/a_konsiderohet_si_prishje_e_agjerimit_nese_merret_abdest/18-1-0-912


2 zana  
0
Selam alejkum,

Te nderuar i kam disa pyetje qe po me sillen ne koke dhe elhamdurila qe po ka kush te na pergjigjet.

1. Pse po me ndodh kur jam ne namaz ne xhami, gjate sures fatiha po me hapet goja?

2. Si e ka praktikuar Pejgamberi a.s. me shume namazin si selefit apo hanefit?

3. A ben qe femra te falet pa qorapa dmth dath ?

4. Cfare sure po me sygjeroni me lexu, per me menjanu friken nga britmat, kur po degjoj ndonje ze ose krisme e sidomos kur jam ne shtepi po frikesona edhe menjehere po mendoj mos po i ndodh ndonje e keqe ose mos vdiq dikush nga familjaret, sdi pse mu ka kriju kjo vesvese palidhje, po me shtohen te rrahur e zemres dhe menjehere po zbriti ne katin e pare me shiku se cka ndodhi ?

5. Si po me preferoni me mbajt gishtin ne teshehud, pa leviz apo me levize, a vetem ne etihjat apo deri ne fund ?

Ju faleminderit

Allahu ju shperbleft

p.s nuk kisha pas deshir mu be publike pytjet e mia


5 Argjendi  
0
3.femra nuk ben me u fal pa qerapa ngase edhe kembet e femren konsiderohen awret
ju kujtojm rastin se qka i tha Pejgamberi a.s Esmer r.a se femra nuk ben te zbuloj asnje pjes te trupit perveq fytyres dhe duarve

5.gishtin ne teshehud ju sugjerojm ta ngrisni ne shehadet konkretisht te fjala "la ilahe" e pastaj ta ulni, ky eshte mendimi i hanefive, ka edhe mendime tjera, Allahu e di me se miri


1 dona  
0
selam alejkumm kisha dasht me dit a e prish agjerimin nese marr avdes do me thojn qe sbonn se e prish ksiha dasht me dit aa e prish ajo me mar avdes me ujjj diqysh selam alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024