E hënë, 23/12/2024, 14:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Shoku merr pije alkoolike në tavolinë
 
 

Pyetja:

E nderuara redaksi kam një pyetje për ju.

Në rast se je duke qëndruar në një kafene me dikë dhe t’i merr një pije joalkoolike, ndërsa shoku yt pije alkoolike, çfarë duhet të besh në atë rast?
Të çohesh nga karrigia të vazhdosh të qëndrosh apo si?
 
Faleminderit.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

 

 Allahu xh.sh. e ka ndaluar përdorimin e alkoolit me fjalët: ”O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar." [el-Maideh, 90]

Dhe nuk lejohet të ulesh apo të qëndrosh në një tavolinë ku konsumohet alkooli duke u argumentuar në hadithin që e transmeton Xhabiri r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ”Kush beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit mos të ulet në një vend ku konsumohet alkooli.” (Ahmedi)

Kështu që në këtë rast ti e ke për obligim të ngrihesh nga ai vend dhe të largohesh.

 

Eroll Nesimi

 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (31/08/2010)
Klikime: 1748 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 shabi  
0
selam alejkum e kam ni pyetje nese ka munsi me mu pergjigj : ni shok i imi ka pir nje her alkohol e tash i ka ra pishman qka duhet me ba qe mu pastru kaq flm per mirkuptim selam alejkum

2 Argjendi  
0
selam alejkum vella i nderuar, ramazani te behet obligim ne momtenin kur e fiton pjekurin fizike, qe me vite nuk eshte njejt te te gjith personat, ndersa para kesaj kohe nuk e ke obligim agjerimin mirepo preferohet me agjeru si parapergaditje per agjerim kur te rritesh
Allahu te ruajt

1 Urall  
0
E nderuara redaksi kam nevojë që ta di se a mund të agjeroj gjatëit të Ramazanit pasi që tani kam 12 vjet, nëse jo prej sa vjeç duhet të filloj të agjeroj tërë Ramazanin. Ju lutem nëse ka mundësi të ma dërgoni pergjigjjen në muri tim.

Ju falenderoj.


Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024