Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 43 Artikujt e shfaqur: 25-36 |
Faqet: «- 1 2 3 4 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Transmetohet nga Xhabiri [radijall-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi nëpër treg, kurse njerëzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranë një cjapi të ngordhur me veshë të vegjël, e kapi për veshi dhe tha: "Cili prej jush dëshiron ta marrë për një dirhem?" I thanë: "Askush prej neve nuk jep për të asgjë, çka mund të bëjmë me të?" Pastaj tha: "A doni të jetë juaji?" Thanë: "Pasha All-llahun, edhe të ishte i gjallë ishte me të meta, me veshë të vegjël, e lëre më i ngordhur!" Atëherë tha: "Pasha All-llahun, kjo botë vërtet për All-llahun është më e pavlefshme se sa ky (cjap) për ju". (Muslimi)... | |
|
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "…përgëzoni dhe shpresoni atë që ju gëzon. Sepse vall-llahi nuk ju frikohem për varfuri, mirëpo ju frikohem të ju hapet dunjaja e të garoni në te ashtu siç kanë garuar ata që kanë qenë para jush, e të ju shkatërron ashtu si i ka shkatërruar". (Buhariu dhe Muslimi). | |
|
Allahu i Lartësuar thotë: "Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë". (Junus, 24). | |
|
يَاأَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ . ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً . فَادْخُلِي فِي عِبَادِي . وَادْخُلِي جَنَّتِي "O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin Tim!". (Fexhr, 27-30).
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاعِمَةٌ . لِسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ "Atë ditë sheh fytyra të ndritshme. Të kënaqura për veprimet e veta. Në Xhennet të shkallës së lartë,..". (El-Gashije: 9). | |
|
Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh". (El-Ahzab: 41). "…shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh". (El-Ahzab: 35). | |
|
"Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij,". (Furkan: 58).
"...Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij,...". (Talak: 3)
"...atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten". (Ali Imran: 159)... | |
|
All-llahu I Lartësuar thotë:
"Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë,...". (El-Furkan: 58).
"...Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë". (El-Maide: 23).
"...pra, besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut". (Ibrahim: 11)... | |
|
Allahu i Lartësuar thotë: "…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri" (El-Karia’: 5)? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: "Më së shumti që hynë njerëzit në xhennet, hynë me devotshmeri dhe moral të mirë" (Tra. Tirmidhiu dhe Hakimi)... | |
|
All-llahu i Madhëruar thotë: "Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet…(Ankebut 8) "Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(e porositi) Të jesh jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. (Lukman 14) | |
|
Nga Ebu Hurejreja i cili thotë: Erdhi një njeri tek i dërguari i All-llahut dhe i tha: O i Dërguari i Allahut cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: Nëna yte. Tha: pastaj cili? U përgjiigj: Nëna yte. Tha: pastaj? U përgjigj: Nëna yte. Ai tha përsëri: pastaj? Pejgamberi u përgjigj: Babai yt." (Shënon Buhariu dhe Muslimi) | |
|
"Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është (përkatësisht) si poseduesi i miskut dhe kovaçit. Mbartësi i miskut ose do te japë erë të mirë, ose do ta blesh, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa kovaçi ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe." Buhariu | |
|
"Kushdo që ka në vetvete këto tri cilësi, e ka ndjerë ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e besimit: Ai për të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij bëhen më të dashur se çdo gjë tjetër; Ai i cili e do një njeri shumë duke e dashur atë vetëm për Hir të Allahut; Ai i cili urren të kthyerit në mosbesim ashtu siç urren të hidhet në zjarr." ( Shënon Buhariu) | |
|
|