Mësimi i njëmbëdhjetë Morali i mirë
Allahu i Lartësuar thotë:
"…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri" (El-Karia’: 5)?
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: "Më së shumti që hynë njerëzit në xhennet, hynë me devotshmeri dhe moral të mirë" (Tra. Tirmidhiu dhe Hakimi).
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] ka porositur Ebu Hurejren [radijall-llahu anhu] me një porosi të madhe, duke i thënë: "Ebu Hurejre, kapu për moralin e mirë.
Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] i tha: Ç’është morali i mirë, o i Dërguar i All-llahut? Ai tha: "Ta vizitosh atë që nuk të viziton, t’ia falësh atij që të bën zullum dhe t’i japish atij që nuk të jep" (Tra. Bejhakiu).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Njeriu me moralin e tij të mirë arrinë shkallën e agjëruesit dhe falësit gjatë natës" (Tra. Ahmedi).
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thënë: "Njeriu me iman më të plotë është ai që ka moral më të mirë" (Tra. Ebu Davudi dhe Ahmedi).
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: "Fjala e mirë konsiderohet sadaka (lëmoshë)" (Tra. Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: "Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd konsiderohet sadaka" (Tra. Tirmidhiu).
Shpjegim:
Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem është model i moralit të mirë sepse Allahu i Lartësuar e ngriti në shkall[n më të lartë të çdo mirësie dhe vlere. Zaten edhe më meritorët e xhenetit janë moralistët. Nuk duhet harruar se morali ka shtrirje të gjerë dhe përfshirje të madhe. Ajo përfshin fjalën e mirë, faljen, vizitën, etj.
Gjithashtu nuk duhet harruar se morali mundëson fitim të shpërblimeve të mëdha, duke arritur edhe shkallën e agjëruesve dhe falësve.
Dobi:
1. Morali i mirë sebep për me hy në xhenet.
2. Morali i mirë buron nga imani.
3. Morali plotëson dhe zbukuron personalitetin e musliamnit.
Allahu im! Plotëso imanin tim me moral, dhe më bën të moralshëm çdo herë dhe në çdo vend.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc