Mësimi 13. Mbështetja në Allahun e Lartësuar (2)
"Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij,". (Furkan: 58).
"...Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij,...". (Talak: 3)
"...atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten". (Ali Imran: 159).
"E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre". (Enfal: 2).
"Thuaj: "Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur,". (El-Mulk: 29).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Fjala e fundit që ka thënë Ibrahimi [alejhis-selam] është: "Hasbijall-llah ve nimel-vekil"- më mjafton All-llahu, sa mbështetës i mirë që është"..(Buhariu).
Nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: o i Dërguar i All-llahut, a ta lidhi devenë dhe të mbështetem në All-llahun, ose mos ta lidhi dhe të mbështetem në All-llahun? Iu përgjegj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "lidhe dhe mbështetu në All-llahun". (transmeton Imam Tirmidhiu Hadith sahih).
Shpjegim:
Besimtari i mbështet Allahut të Lartësuar, Atij që është pa fillim dhe pa mbarim, Ai i cili nuk vdes kurrë. Njëherë tnuk duhet harruar se kush i mbështetet Allahut, kjo i mjafton robit. Çdo herë dhe në pdo rastë mbështetju Atij, dhe mos e harro mbështetjen e Ibrahimit alejhis-selam.
Dobi:
1. Mbështetu në Allahun dhe lavdëroje Atë.
2. Mos e harro lutjen e Ibrahimit "më mjafton All-llahu, sa mbështetës i mirë që është".
3. Besim në Allahun, veprim sipas mësimeve të Tij dhe mbështetje në Krijusin tëndë.
Allahu im! Le të më mjaftoj vetëm një mbështetej, dhe kjo të jetë vetmja për mua në këtë botë dhe botën tjetër. Ty të kam besuar dhe vetëm te Ti mbështetem.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc