Mësimi 15. Kënaqu me Allahun
يَاأَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ . ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً . فَادْخُلِي فِي عِبَادِي . وَادْخُلِي جَنَّتِي
"O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin Tim!". (Fexhr, 27-30).
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاعِمَةٌ . لِسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ
"Atë ditë sheh fytyra të ndritshme. Të kënaqura për veprimet e veta. Në Xhennet të shkallës së lartë,..". (El-Gashije: 9).
وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى
"E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh". (Duha, 5)
وَعَدَ اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ وَرِضْوَانٌ مِنْ اللَّهِ أَكْبَرُ ذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
"Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në të to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim(kënaqje) nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh". (Teube: 72).
Abbas ibn Abdul-Mutalibi [radijall-llahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:
ذاق طعم الإيمان من رضى بالله ربا وبالإسلام دينا وبمحمد رسولا
"Ka shijuar kënaqësinë e imanit ai që është i kënaqur me All-llahun Zot, Islamin fe dhe me Muhammedin Pejgamber". (Shënon Muslimi).
Shpjegim:
Është me rëndësi të kuptohet "ridaja-kënaqësia" me Allahun, që do të thotë: të jesh i kënaqur me caktimin e Allahut për çdo gjë, duke mos e ndier veten keq në çdo gjykim dhe duke pranuar vendimin me kënaqësi dhe gëzim. Me një fjalë nëse i jep Allahu, e pranon, nëse nuk i jep është i kënaqur me këtë gjë, dhe ai vazhdon dhe e adhuron atë.
Të kthehemi te Allahu të kënaqur, sepse Ai ka premtuar për besimtarët dhe besimtaret xhenete. Vërtetë ata që janë të kënaqur me Zotin e vet, me fenë e vet, me Pejgamebrine vet, po këta kanë shijuar kënaqësinë e imanit.
Dobi:
1. Shpirti i besimtarit kthehet te Allahu i kënaqur.
2. Të kënaqurit në botën tjetër do ta shohin Allahun e Lartësuar.
3. Kënaqësia e imanit është mbi çdo kënaqësi
Allahu im! Më bën të mundur ta shijoj kënaqësinë Tënde në dynja dhe ahiret.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
|