E premte, 27/12/2024, 03:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi i 10, Bamirësia ndaj prindërve (2)

Mësimi i dhjetë Bamirësia ndaj prindërve (2)

ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site
 
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet…(Ankebut 8)

"Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(e porositi) Të jesh jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. (Lukman 14)

Pejgamberi ka thënë: "Allahu nuk do të shikojë Ditën e Kijametit në tre njerëz: Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet, sh.p.). Kurse tre njerëz nuk do të hynë në xhennet: Ai që nuk respekton prindërit e tij,konsumuesi i alkoolit dhe ai që u jep lëmoshë të varfërve dhe mburet para tyre.

Nga Muadh ibën Xhebeli i cili thotë: Më porosti Pejgamberi salallahu alejhi ve selem me dhjetë gjëra. Më tha: "Mos i bën shirk All-llahut po edhe nëse vritesh apo digjesh.Mos u bën i padëgjueshëm ndaj prindërve edhe nëse të urdhërojnë të braktisish familjen dhe pasurinë…" (Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të mirë)

Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: "Pajtimi i All-llahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i All-llahut është në hidhërimin e tyre" (Transmeton Taberiu në Kebir kurse hadithin e vërteton Albani)

Shpjegim:

Padyshim që njëra ndër punët më të vlefshme është edhe kujdesi ndaj prindërve. Allahu ia kujton njeriut mundin që nëna e pati me fëmijë, për të gjitha këto njeriu duhet të jetë mirënjohës ndaj Allahut pastaj edhe ndaj prindërve.

Gjithashtu tre kategori të njerëzve do ta kenë hidhërimin e Allahut dhe nuk do të hynë në xhenet, njëri prej tyre pra edhe mos respektuesi i prindit.

Dobi:

1. Vuajtjet e nënës para dhe pas lindjes.

2. Allahu është i hidhëruar në ata që nuk respektojnë prindërit.

3. Pas besimit në Allahun , vjen kujdesi ndaj prindërve.

Allahu im. Fali prindërit e mi, mëshiroj ata. O Allah, mos e zbrit hidhërimin Tënde ndaj meje.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
 
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/10/2010)
Klikime: 857 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024