Statistikat |
Gjithsejt online: 4 Vizitorë: 4 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 392 Artikujt e shfaqur: 85-96 |
Faqet: «- 1 2 ... 6 7 8 9 10 ... 32 33 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Çfarë ndjenje shkatërruese, ndjenjë ironie, ndjenjë që ta rëndon zemrën dhe shpirtin...! Sa shumë më ka përfshirë një errësirë! A thua, ka pak dritë për mua? A thua, a do të më ndihmojë dikush mua? Të shoh ty dhe me mall të afrohem, të shoh ty që fshehurazi më largohesh...? Të shoh dhe më s'të shoh... Pse vallë, largohesh nga unë? Pse nuk më merr me vete? Apo, aq i tmerrshëm është fati im andaj ke frikë se një pikë e tij të përfshin edhe ty?!... | |
|
Allahu thotë në Kur’an: "Me të vërtetë, ti do t’i gjesh ata, njerëzit, lakmues për të jetuar, bile edhe më lakmues se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, po edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do t’i shpëtojë prej dënimit. Allahu sheh çka veprojnë ata.” (Bekare, 96). | |
|
"Dhe ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t'ua humbë besimin tuaj. S'ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve. " (2: 143) | |
|
Bile-bile fjalët "Xhenet dhe Xhehenem” atyre as që ua tërheqin vëmendjen dhe kjo, jo për gjë tjetër përveçse largimit të frikës nga zemrat e tyre. Motër muslimane! Sillu mirë me njerëzit, sepse qëndrimi me ta është shumë i shkurtër!... | |
|
Një prej rregullave të ujit është pirja e tij ulur. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Uji është një prej dhuntive të mëdha të Allahut Fuqiplotë.Pa të s’kemi jetë. Pa të do të thaheshin bimët, do të ngordhshin kafshët dhe do të vdiste njeriu. Allahu në Kur’an thotë: | |
|
Imam Ahmedi edhe të tjerë, transmetojnë nga Ubadetubnu Samit se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "M'i garantoni gjashtë gjëra prej vetes suaj (se do t'i kryeni), ua garantoj Xhenetin. Kur të flisni, të thoni të vërtetën, kur të premtoni ta përmbushni atë, kur t'iu lihet diçka në amanet ta ruani, t'i ruani organet tuaja, t'i ulni shikimet tuaja dhe t'i ndalni duart tuaja". Shejh Albani për këtë hadith ka thënë se është sahih në "Es-Silsiletus-sahihah" nr.1470... | |
|
Njeriut duhet t’i shfaqen njëmbëdhjetë shfaqje (pamje) në raport me atë që e përjeton nga shqetësimet e njerëzve ndaj tij. Allahu i Madhëruar i ka nxitur robërit e Tij në shumë ajete që të pajisen me moral të mirë, e për këtë u ka premtuar shpërblim të madh; xhenetin dhe mëshirën e Tij. Morali i mirë është të tregosh zemërgjerësi, të frenosh të këqijat dhe lëndimet... | |
|
Xheneti është shkallë - shkallë, dhe secili e fiton atë gradë për të cilën punon dhe lodhet. Kur flasim për ahiretin nënkuptojmë edhe Xhenetin, i cili është shtëpia e bamirësve si dhe Xhehenemin që është shtëpia e keqbërësve. Të fillojmë nga Xheneti të shtyrë nga shpresa se të gjithë besimtarët besim-drejtë dhe punë-mirë do të jenë banorë të tij. | |
|
A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut... Mendo motër e dashur: Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo për dunjanë dhe parëndësinë e saj, për përgënjështrimin e saj, mendo se është kalimtare. Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo në ahiretin e përgjithmonshëm, dhe se atje është jeta e vërtet, atje është shtëpia e përherëshme, stacioni i fundit... | |
|
Bashkëshorti i saj u çudit me të, si ai burrë e fle ndërsa ajo duke bërë ibadet. U zgjua njëri prej besimtarëve një ditë, në orët e vona të natës, afër kohës së sabahut dhe e gjeti bashkëshorten e tij duke bërë tehexhud, duke u falur, duke bërë dua me sy të përlotur... | |
|
Sinqeriteti ndaj Allahut të Lartësuar Sinqeriteti është ilaçi më i dobishëm. Sa më shumë që njeriu të jetë i sinqertë ndaj Allahut dhe i sinqertë në pendim, Allahu do ta ndihmojë, do t’ia lehtësojë pendimin dhe do t’ia largojë atij pengesat nga kjo rrugë. Allahu i Lartësuar thotë për Jusufin alehjis selam: "Ashtu (e bëmë të vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën, vërtet ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur.” (Jusuf: 24) Mbushja e zemrës me dashuri ndaj Allahut të Lartësuar... | |
|
Transmetohet nga Enes Ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Kur të kaloni nëpër kopshtet e xhenetit, qëndroni në to.” I thanë: "Cilat janë kopshtet e xhenetit, o i Dërguari i Allahut?” Ai është përgjigjur: "Kuvendet e dhikrit (përmendjes së Allahut)” (Tirmidhiu)... | |
|
|