Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Mendo para se të bësh Gjynah
Mendo para se të bësh Gjynah
A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut... Mendo motër e dashur: Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo për dunjanë dhe parëndësinë e saj, për përgënjështrimin e saj, mendo se është kalimtare. Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo në ahiretin e përgjithmonshëm, dhe se atje është jeta e vërtet, atje është shtëpia e përherëshme, stacioni i fundit. Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, kujto zjarrin e xhehenemit dhe thellësinë e tij, nxehtësinë e tij, dënimin e rëndë që e përjetojnë banorët e tij …
Para se ta kundërshtosh Allahun mendo për xhennetin dhe atë se çfarë ju ka përgatitur Allahu atyre që i binden Atij. Atje gjendet ajo çfarë syri nuk e ka parë dhe çfarë veshët nuk kanë dëgjuar dhe çfarë zemra e njeriut nuk e ka paramenduar.
Mendo motër e dashur: Para se ta kundërshtosh Allahun, mendo se sa do të jetosh në këtë dunja, 60 vjet , 80 vjet, 100 vjet, 1000 vjet. Më pas çfarë? Më pas vdekje dhe pas kësaj xhennetin e begatshëm ose zjarrin e xhehenemit.
A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut e Ai të sheh? A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. kurse ti po e shfrytëzon tokën e Tij?! A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. e Allahu është Ai që të ushqen dhe të japë të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetoshë!
Njëhere nje njeri erdhi te Ibrahim ibën Ed'hem dhe i tha: O dijetar.. epshi im më nxit dhe stimulon për gjynahe… të lutem më këshillo! I tha Ibrahim Ed'hemi: Nëse epshi ytë të nxitë për të vepruar gjynah dhe vese të liga ndaj Krijuesit tënd… nuk ka problem (dert)…! Unë do ti paraqes pesë kushte nëse i plotëson bëjë gjynah ndaj Allahut! Tha njeriu: Më i jep! I tha Ibrahimi: Nëse dëshiron ti bësh gjynah Allahut, atëherë mshefu (ikë) në një vend që nuk të shikon Allahu ty! Tha njeriu: Subhanallah.. si të mshifem nga Allahu kurse ai shikon dhe sheh çdo gjë! I tha Ibrahimi: Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut e Ai të sheh.. heshti njeriu. Pastaj njeriu tha: Më trego kushtin e dytë! I tha Ibrahimi: Nëse dëshiron të i bësh gjynah Allahut... mos i bëj gjynah në tokën e Tij! Tha njeriu: Subhanallah.. ku të shkoi.. e gjithë gjithësia është e Tij.. I tha Ibrahimi: Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. kurse ti po e shfrytëzon tokën e Tij?! Tha njeriu: Më trego kushtin e tretë! I tha Ibrahimi: Nëse dëshiron të i bësh gjynah Allahut... atëherë mos u ushqe nga furnizimet e Tij! Tha njeriu: Subhanallah.. si të jetoi.. si të ushqehem.. gjithë të mirat janë prej Tij dhe të Tij.. I tha Ibrahimi: Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. e Allahu është Ai që të ushqen dhe të japë të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetoshë! Tha njeriu: Më trego kushtin e katërt! I tha Ibrahimi: Kur t'i bënë gjynah Allahut.. pastaj të kapin melaiket për të të hudhë në zjarr.. mos e prano këtë! Refuzo hudhjen në zjarr!!! Tha njeriu: Subhanallah.. a kam forcë unë për këtë?!..melaiket nuk të pyesin mirëpo të zvarrisin për në zjarr!!! I tha Ibrahimi: Kur të i lexosh gjynahet e tua në fletushkë… mohoi ato gjynahe dhe thuaj nuk i kam vepruar! Njeriu: Filloi të qajë njeriu… u largua… thoshte: Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty...
Motër e dashur: O ti e cila e kundërshton Allahun! Kthehu tek Allahu, Allahu e ka të hapur derën e teubes, Allahu e zgjatë dorën natën që t’ia falë njeriut gabimet e ditës. Dhe e zgjatë dorën ditën që t’ia falë njeriut gabimet e natës. Allahu e do atë që kërkon falje, andaj drejtohu me falje kah Ai.
Shkruar nga Blerta Shaqiri
|
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2010)
|
Klikime: 1002
| Ranguar: 5.0/1 |
|
|