Statistikat |
Gjithsejt online: 2 Vizitorë: 2 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 392 Artikujt e shfaqur: 13-24 |
Faqet: «- 1 2 3 4 ... 32 33 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Dikush mendon të vizitojë familjarët, dikush tjetër mendon të lexojë diçka, dikush mendon të merret me kurse dijeje, të cilat janë intensive në ditët e verës... Muslimani gjithmonë duhet të ketë si synim ngritjen në çdo pjesë të jetës, të shpresojë më të mirën, më të dashurën, më të çmuarën, ngase ka me vete një armë madhore, ka ndihmën e Allahut të Lartësuar, i Cili i ngrit njerëzit e devotshëm. | |
|
Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: "Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë dhe në det shkatërrime (probleme, skamje, katastrofa etj) që njerëzit të përjetojnë një pjesë të asaj të keqeje që bënë, në mënyrë që të tërhiqen (nga të këqijat)". (Rum: 41). | |
|
Me qenë i lumtur është dëshirë e secilit njëri në rruzullin tokësor. Edhe pse të kuptuarit e lumturisë ndryshon te njerëzit varësisht nga temperamenti, shpirti, konstitucioni dhe shija, por qëllimi është i njëjtë e ky është: me qenë i lumtur dhe pa brenga. Lumturia është diçka që njeriu mund ta ndiej dhe gjej në zemër. Shkaqet e lumturisë prej zemrës në zemër janë të ndryshme. | |
|
All-llahu përshkruan gjumin si një bekim nga ana e Tij. Ai thotë në Kur'an: " Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim ”Sure Nebe’ : 9 "Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij,...” Sure Enfal: 11 | |
|
Bilali r.a Nga tregimet e shkurtra më të bukura, mbi dashurinë ndaj të Dërguarit tonë s.a.v.s. I pari që thirri ezanin në xhaminë që është ndërtuar në Medinën e Ndritshme, i urdhëruar nga Pejgamberi a.s. dhe që vazhdoi me këtë ezan për gati dhjetë vjet. Këtë gjë shumë prej nesh e dinë, apo e kanë lexuar apo edhe e kanë studiuar, por atë që shumë kush nuk e di është se, ku mbeti Bilali pas vdekjes së të Dashurit të tij dhe tonë Muhamed ibn Abdullahut (s.a.v.s.) | |
|
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi i cili thotë: "Ibrahimi a.s i solli nënën e Ismailit a.s dhe Ismailin a.s afër shtëpisë (Qabesë), tek pema mbi zemzem. Atëbotë në Meke nuk kishte njeri e as (kushte për jetesë madje ) as ujë. I vendosi aty duke ua lënë ca ushqim dhe një ibrik ujë. U kthye Ibrahimi a.s ndërsa Haxherja e ndiqte pas duke i thënë: Ku po shkon? Si po na lë në këtë vend (luginë) ku nuk ka njeri dhe as asgjë? | |
|
"Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë vendimin e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”[2] | |
|
1. Çarja e hënës. Allahu i Madhëruar thotë: "U afrua Kiameti e u ca hëna. E nëse (mosbesimtarët) do shohin ndonjë mrekulli do largohen e do thonë: 'Kjo është magji e vazhdueshme'." Na tregon Allahu për çarjen e hënës në kohën e shkuar dhe për largimin e mosbesimtarëve nga kjo mrekulli. Kanë rënë dakord të gjithë dijetarët e tefsirit edhe ehli sunetit që kjo ka ndodhur. | |
|
Kur Resulullahu i afrohet të dyzetave dhe kur vrojtimet e tij për të kaluarën dhe të tashmen fillojnë t’ia kthjellojnë mendjen, gremina mes tij dhe popullit të vet vazhdon të thellohet në shumë gjëra. Atëherë atij filloi t’i pëlqente vetmia. Merrte me vete ushqim dhe ujë dhe shkonte në shpellën Hira, në malin Nur, afro dy milje larg Mekës. Kjo është një shpellë e bukur, e gjatë katër arshin dhe e thellë një arshin e tri të katërtat. Muajin Ramazan e kalonte në këtë shpellë. I ushqente varfanjakët nëse kalonin atypari. | |
|
Tregon Xhabir Bin Abdil-lahu se ai kishte marrë pjesë në një betejë me Pejgamberin, alejhi selam, kah Nexhdi Pastaj në të kthyer, i kishte zënë dreka në një luginë me pemë dhe hije të shumta kështu që Pejgamberi, alejhi selam, kishte zbritur nën një pemë, e shpatën e kishte lidhur për të, ndërsa ne u shpërndamë në luginë që të hyjmë nën hijen e pemëve dhe fjetëm… | |
|
Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni.”(Fussilet, 19-21)
"E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.”(El - Enfalë, 2) | |
|
I nderuari imam! Ke një detyrë shumë të rëndësishme, atëherë ke frikë Allahun me devotshmëri dhe sinqeritet (ihlasë) dhe bëhu i kujdesshëm në kryerjen e detyrës, mos u bën përtac e të tregohesh i papërgjegjshëm. Xhemati të pret në xhami pesë herë në ditë, atëherë angazhohu që të jesh në nivel të detyrës duke e këshilluar xhamatin, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre me dituri, duke e udhëzuar të humburin dhe duk e kujtuar të pavëmendshmin. | |
|
|