Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 48 Artikujt e shfaqur: 25-36 |
Faqet: «- 1 2 3 4 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Allahu krijesat e Tij i krijoi vetëm për një qëllim, e ai është adhurimi i Allahut të Lartësuar. Zoti në Kuran thotë: “Nuk i kam krijuar xhinët as njerëzit për tjetër vetëm se të më adhurojnë.” Dharijat, 56. Gjithashtu për adhurim ka vendosur dy kushte kryesore: sinqeritetin dhe pasimin e sunetit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Në këtë temë ne do të flasim për kushtin e parë, pra për sinqeritetin. | |
|
Allahu subhanehu ue teala thotë: “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.” Nexhm, 3. Katadja thotë: “Nuk flet Kuran nga mendja e vet.” E ka veçuar me Kuran për arsye se jobesimtarët thoshin se atë e mëson një njeri. Allahu subhanehu ue teala thotë: “Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: ‘Atë (Muhamedin) e mëson një njeri’.” Nahl, l03. | |
|
Medhhebi i xhehmijëve dhe ata që pajtohen me mendimin e tyre thonë se Allahu subhanehu ue teala i asgjëson Tokën dhe qiejt dhe çka ka në to dhe pas tyre krijon krijesa të tjera. Ky është rezultat që buron nga baza e tyre e devijuar, e cila thotë se duhet asgjësimi i çdo gjëje, sepse e kundërta është në kundërshtim me njëshmërinë. | |
|
Ehli suneti dhe xhemati nuk gjykojnë asnjë prej fraksioneve, përveç se me dituri dhe drejtësi; gjë e cila është në kundërshtim me metodologjinë e fraksioneve të humbura, të cilët bëjnë një gjë të tillë me paragjykime dhe epshe. | |
|
Çdo kush që e bën diçka uaxhib, ndërkohë që Allahu dhe i Dërguari i tij (Muhamedi, sallallahu alejhi ue selem) nuk e kanë bërë uaxhib, apo bën diçka të ndaluar (haram), ndërkohë që Allahu dhe i Dërguari nuk e kanë bërë të tillë, ai ka bërë ligj atë që Allahu nuk e ka bërë të tillë (ligj). | |
|
Dijetarët thonë se kur Allahu i Lartësuar e zbret një dënim ndaj një populli, për shkak të veprave të këqia që i kanë bërë, është e mundur që me këtë dënim të goditet edhe ai që është prezent me ata që e bëjnë atë të keqe, por ai personalisht nuk është pjesëmarrës me ta dhe nuk pajtohet me këtë të keqe. | |
|
Çdo njeri që kalon nëpër këtë botë dhe e lëshon këmbën e tij në tokë, ka nevojë për ndihmëtar, ka nevojë për dikë që të mbështetet tek Ai, t’i mbështetet Atij me gjithë zemër. | |
|
2. Robërimi (nënshtrimi) në aspektin e veçantë. Ky është robërimi (nënshtrimi) adhurimit, pra robërimi që i kushtojnë Allahut robërit e mirë dhe në këtë lloj robërimi hyn çdokush që e adhuron Allahun me atë që Ai ka ligjëruar. Allahu ka thënë: "Dhe robërit e Allahut janë ata të cilët ecin nëpër tokë të qetë." Furkan, 63. | |
|
Lind pyetja se kujt duhet t'i jepet më shumë përparësi frikës apo shpresës?
Në këtë çështje ka më shumë se një thënie, prej tyre mund të përmendim:
1. Kanë thënë: “Duhet që njeriu të anojë më tepër ana e frikës, në mënyrë që kjo ta shtyjë për t’iu bindur Allahut dhe të largohet nga gjynahet.” | |
|
Nëse shembet shtylla e kibrit (mendjemadhësisë), atëherë robit i bëhet më e lehtë bindja.
Nëse shembet shtylla e hasedit, atëherë robit i lehtësohet pranimi i këshillës dhe shfrytëzimi i saj. Nëse shembet shtylla e zemërimit, atëherë i lehtësohet drejtësia dhe thjeshtësia. | |
|
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “ Çdo punë e ka kulmin e vet e mbas kulmit vjen rënia, në qoftë se kjo rënie mbetet në nivelin e sunetit tim, ky person është i udhëzuar e nëse rënia e tij bie nën sunetin tim (pra largohet nga suneti i profetit) atëherë ky person quhet i humbur.” 1. | |
|
Thënia e Allahut të Lartë: “ E nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin tek Ne” (Hixhr, 21) është përmbledhja e një nga thesaret e thesareve që do të thotë: “Çdo gjë të mos kërkohet nga tjetër përveçse vetëm nga Ai, në Dorë të të Cilit janë çelësat e depove të çdo gjëje.Të kërkosh diçka nga tjetërkush do të thotë të kërkosh diçka nga ai i cili nuk e posedon atë dhe që nuk ka mundësi mbi të.” | |
|
|