E premte, 29/03/2024, 02:43
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Akide

Frika apo shpresa

Frika apo shpresa
 
Lind pyetja se kujt duhet t'i jepet më shumë përparësi frikës apo shpresës?

 Në këtë çështje ka më shumë se një thënie, prej tyre mund të përmendim:

1. Kanë thënë: “Duhet që njeriu të anojë më tepër ana e frikës, në mënyrë që kjo ta shtyjë për t’iu bindur Allahut dhe të largohet nga gjynahet.”

2. Kanë thënë: “Duhet që njeriu të anojë më tepër nga ana e shpresës, në mënyrë që të jetë optimist dhe se Profeti (salallahu alejhi ue selam) e donte optimizmin.”

3. Kanë thënë: “Njeriu kur punon punë të mira duhet që njeriu të anojë nga ana e shpresës, në mënyrë që kjo ta shtyjë për punë të mira. Kështu që atij që i është mundësuar kryerja e adhurimeve do t’i dhurohet dhe pranimi i tyre.” Në lidhje me këtë disa selefë kanë thënë: “Nëse Allahu të mundëson të bësh dua, atëhere prite përgjigjen, sepse Ai thotë: "Lutmuni Mua që t’ju përgjigjem." Gafir, 60.

Por kur njeriu kryen gjynahe, atëhere tek ai duhet të anojë ana e frikës, në mënyrë që kjo ta ndalojë nga kryerja e të këqiave, Allahu thotë: "Thuaj! Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim." En'am, 15.

Kjo thënie është afër po jo tërësisht e saktë, sepse mund ta kundërshtojë atë fjala e Allahut: "Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zekat) nga ajo që u është dhënë (sepse e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre) dhe zemrat e tyre i kanë të frikësuara." Mumimun, 60.

4. Kanë thënë: “Duhet që kur të jetë i shëndoshë të anojë tek ai ana e frikës dhe kur është i sëmurë të anojë ana e shpresës.”

5. Kanë thënë: “Ato janë si krahët e zogut. Besimtari ecën për tek Allahu me të dyja krahët të cilat janë frika dhe shpresa. Nëse ato janë të njëjta, fluturimi do të jetë i suksesshën, por nëse ndonjëra prej tyre është e mangët, atëherë edhe fluturimi do të jetë i tillë. Por, nëse zogu humb njërin krah atëherë ai është në prag të vdekjes.”

6. Kanë thënë: “Ndryshon nga një person tek tjetri dhe nga një gjendje tek tjetra.” Allahu e di më së miri.

Frika e detyrueshme dhe frika e pëlqyer

Frika e detyrueshme është ajo e cila të shtyn në kryerjen e obligimeve dhe largimin nga të ndaluarat, ndërsa frika e pëlqyer është ajo e cila të shtyn për kryerjen e punëve të pëlqyera dhe lënien e atyre që janë të urryera.

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhiu

Kategori: Akide | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/09/2009)
Klikime: 504 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024