E martë, 16/04/2024, 12:00
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Akide

Robërimi i krijesave ndaj Allahut

Robërimi i krijesave ndaj Allahut
 
 
 
Robërimi i krijesave ndaj Allahut ndahet në tre kategori:

 

Ky është robërimi i nënshtrimit, të gjitha krijesat janë robër të Allahut të nënshtruar ndaj tij.

2. Robërimi (nënshtrimi) në aspektin e veçantë. Ky është robërimi (nënshtrimi) adhurimit, pra robërimi që i kushtojnë Allahut robërit e mirë dhe në këtë lloj robërimi hyn çdokush që e adhuron Allahun me atë që Ai ka ligjëruar. Allahu ka thënë: "Dhe robërit e Allahut janë ata të cilët ecin nëpër tokë të qetë." Furkan, 63.

Ndaj për këtë i bashkangjiti ata tek emri i Tij, kjo për të treguar se ata kanë arritur në këtë gjendje si shkak i mëshirës së Tij dhe kjo bashkangjitje është në shenjë nderimi.

3. Robërimi në aspektin më të veçantë se ajo para saj. Edhe ky është robërimi (nënshtrimi) i adhurimit. Ky lloj është i veçantë për profetët dhe të dërguarit të cilëve nuk i afrohet askush në adhurimin që ata kryejnë. Allahu ka thënë: "Dhe ti përkujto robërit Tanë (të dërguarit)." Sad, 45.

Allahu ka thënë për Nuhun (alejhi selam): "Ai ka qënë rob falenderues." Isra, 3.

Për Daudin (alejhi selam): "Dhe përkujto robin Tonë Daudin, të fuqishmin (në fe e trup). Vërtet, ai gjithnjë i drejtohej Allahut." Sad, 17.

Ndërsa për Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Kudsit)." Isra, 1.

Po ashtu ka thënë: "Dhe se kur u ngrit robi i Allahut ta adhurojë Atë." Xhin,19.  

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Përktheu: Bledar Haxhiu

09.12.2005

Kategori: Akide | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/09/2009)
Klikime: 520 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024