Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 48 Artikujt e shfaqur: 13-24 |
Faqet: «- 1 2 3 4 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Pa njësimin adhurimi nuk saktësohet, punët nuk pranohen dhe nuk afrohesh te Allahu. Gjithashtu këtu përmend dobinë e njësimit e dobia e një gjëje nuk vërtetohet kur ajo nuk është detyrë, përkundrazi kjo dobi është rezultat i tij.
Allahu thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e përzien me padrejtësi, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” Enam, 82. | |
|
1. Njohjen reale të Allahut dhe kjo bëhet duke medituar në ajetet e Kuranit dhe duke u thelluar në kuptimin e emrave dhe cilësive të Allahut. Njeriu kur e di se Allahu e dëgjon, ai nuk flet çdo gjë. Kur e di se Allahu është Mbikëqyrës i tij, njeriu i frikësohet Atij gjatë veprimeve të tij. Kur njeriu i njeh cilësitë e Allahut, besimi i tij është më i qëndrueshëm. Është thënë: “Kush e njeh Allahun më së miri, i frikësohet më së shumti.” | |
|
E para: Argumentet që i shikojmë në krijesat e Tij të cilat argumentojnë për Krijuesin. Sepse kjo gjithësi me tërë këtë precizitet nuk mund jetë e krijuar nga vetvetiu. As nuk mund të jetë e krijuar nga vet natyra, sepse natyra nuk posedon cilësi dhe aftësi krijuese, e ajo e cila nuk posedon këto si ka mundësi të japë diçka? | |
|
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun më një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.” Bejine, 5. | |
|
Besimi në xhenet dhe në xhehenem është prej bazave esenciale të Islamit dhe mohuesi i tyre (kundërshtari) është jobesimtar edhe nëse beson çdo gjë tjetër. Xheneti dhe xhehenemi janë caku i fundit për çdo njeri, ndaj nuk ka dyshim se njohja e tyre dhe puna për ta është me rëndësi të veçantë. | |
|
I përgjithshëm. Allahu thotë: “Nuk ka tjetër, vetëm se gjithçka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.” Merjem, 93. Këtu futen të gjitha krijesat.
I veçantë. Hyjnë ata që adhurojnë Allahun sipas ligjeve të tij. Allahu thotë: “E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u afrohen injorantët, ata thonë: ‘paqe’. ” Furkan, 63. | |
|
Adhurimi është dashuri, nënshtrim dhe përulje për të dashurin; pra kush do diçka ose i nënshtrohet asaj, atëherë zemra e tij e ka adhuruar atë, madje adhurimi është shkalla e fundit e dashurisë. Ndërsa shkalla e parë e saj është lidhja, e cila është quajtur kështu për lidhjen që bëhet ndërmjet atij që do dhe të dashurit. | |
|
Rob quhet ai të cilin e nënshtron dhe e përul dashuria për të dashurin e tij. Dhe për këtë, gjendja më e nderuar e robit dhe pozicioni më i lartë i tij, është adhurimi, (ose robërimi ndaj Tij). | |
|
Baza e të kuptuarit të fjalëve të Allahut dhe të Muhamedit (alejhi selam) është që t’i marrim ato siç vijnë në kuptimin e jashtëm, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk lejohet që të merren kuptime tjera nga ai i drejtpërdrejtë, vetëm nëse ka argument tjetër që na lejon të marrim kuptimin jo të drejtpërdrejtë. Një nga shkaqet e devijimit të bidatçinjëve është se kanë marrë fjalë të tjera që e kundërshtojnë kuptimin e drejtpërdrejtë, pa pasur argument. | |
|
Teuhidi është gjëja më e mirë, më e lartë, më e pastër, më e kulluar, prandaj gjëja më e vogël e ndot atë dhe lë shenjë në të. Ai është si ajo rroba e bardhë në të cilën një diçka e vogël lë gjurmë në të, apo si ajo femra e kulluar në të cilën gjithashtu lë gjurmë një diçka e vogël. | |
|
Siç e përmendëm më parë, kjo fjalë është sa e thjeshtë, aq dhe delikate për t’u mbajtur e panjollosur, sepse siç thotë dhe dijetari i njohur i Islamit, Ibn Tejmije, kjo fjalë i ngjan një cope të bardhë ku çdo papastërti, sado e vogël qoftë, bie në sy. Do të përmbledhim këtu tri pika kryesore, bashkë me një shpjegim të shkurtër, ndaj të cilave duhet të ruhemi vetë dhe t’u tërheqim vëmendjen njerëzve të tjerë që nga mungesa e dijes mund të bien ndesh me këto parime të pastra islame. | |
|
Shpesh dëgjojmë njerëz të shqiptojnë një fjalë që sapo e dëgjon e kupton se shqiptuesi është duke thënë një fjalë që të imponon respekt. Është një fjalë që del thellë nga zemra dhe të ngjall ndjenjën e përkushtimit për atë që po thuhet. | |
|
|