E enjte, 28/03/2024, 19:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Akide

Ndarja e adhurimit

Ndarja e adhurimit
 
 
Adhurimi ndahet në:

- I përgjithshëm. Allahu thotë: “Nuk ka tjetër, vetëm se gjithçka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob.” Merjem, 93.  Këtu futen të gjitha krijesat.

- I veçantë. Hyjnë ata që adhurojnë Allahun sipas ligjeve të tij. Allahu thotë: “E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u afrohen injorantët, ata thonë: ‘paqe’. ”  Furkan, 63.

Këtu hyjnë profetët. “Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës). Vërtet, ai ishte rob shumë falënderues.” Isra, 3.

Allahu thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim…” Nisa, 36. Qoftë ky  profet, engjëll, ndonjë i mirë, gjithashtu as ndonjë çështje prej çështjeve të dynjasë. Mos e bë dynjanë shok me Allahun. Kur njeriu i përkushtohet dynjasë dhe ai bëhet adhurues i saj. Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të !– thotë: “U shkatërrua robi i dinarit dhe i dërhemit …” Buhari.

Allahu thotë: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë jua ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni atij asnjë send…” Enam, 151.

Ju lexoj juve që të mos i bëhet shok Allahut në adhurim, sepse Allahu e ka ndaluar shokvënien.

Ibnu Mesudi thotë se kush do të shikojë porositë e Muhamedit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!– le të lexojë ajetet: ‘Thuaj! Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë jua ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne i ushqejmë juve dhe ata, mos iu afroni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun, sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është më vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.’

‘Mos iu afroni pasurisë së jetimit, deri sa të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrën më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjeri përtej mundësive të tij. Kur të flisni (të dëshmoni) duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit dhe zotimin e dhënë Allahut zbatojeni. Këto janë me çfarë ju porosis, kështu që të përkujtoni.’

‘Dhe se kjo është rruga Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, mos ndiqni rrugë të tjera që t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.’ Enam, 151-153.

Ibn Mesudi –kënaqësia e Allahut qoftë me të! -  i shikon këto tre ajete si përmbledhëse të fesë.

Këto janë ajete të mëdha dhe nëse njeriu percepton dhe punon me to, arrin tre cilësi .

a)      logjikën

b)      përkujtimin

c)      devotshmërinë

Ibnu Abasi thotë: “Këto janë ajetet e qarta që përmenden në suren Ali Imran.”

Kategori: Akide | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/10/2009)
Klikime: 571 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024