Statistikat |
Gjithsejt online: 2 Vizitorë: 2 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 35 Artikujt e shfaqur: 25-35 |
Faqet: «- 1 2 3 |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve, me qëllim të shkaktimit të parregullsive, përçarjes dhe urrejtjes është, pa dyshim, një prej cilësive më të shëmtuara që mund të ketë një njeri, sepse ajo nxitë dyshimin, shkëput marrëdhëniet, mbjell urrejtjen, shkatërron bashkësinë, miqtë i armiqëson dhe vëllazërinë e shkatërron. Ai i cili bën një gjë të tillë, ashtu siç vëren edhe Ahmed Feridi, është sikurse miza e cila bartë viruse shkatërruese të sëmundjeve ngjitëse. | |
|
E gjithë kjo lidhet me autoritetin e Ebu Musab el Bedrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë se i dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Një nga paralajmërimet e mëparshme të profetëve, të cilën ia kanë përcjellë popullit të tyre është: ‘Nëse nuk ke turp, vepro çfarë të duash!’” Transmetoi Buhariu. | |
|
Nga Ebu Dherri transmetohet se atij i dërguari i Allahut i ka thënë: “Kije frikë Allahun kudo që të jesh! Pasoje të keqen me të mirë që ta fshijë atë! Sillu mirë me njerëzit!” | |
|
Nga Ebu Musa el Esharij (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Besimtari për besimtarin është sikurse një ndërtesë, (pjesët e së cilës) mbështeten tek njëra-tjetra dhe gërshetoi gishtat.” Buhariu | |
|
Transmetohet nga Nuas in Seman se ka thënë: “E pyeta Profetin alejhi selam se çfarë është el birru (virtyti) dhe el ithëm (e keqja)?” Profeti alejhi selam tha: “El birru është morali i mirë, ndërsa el ithëm është ai që ta turbullon shikimin tënd dhe nuk do që ta dinë të tjerët.” Muslimi | |
|
Nga Ebi Musa el Esharij transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është (përkatësisht) si poseduesi i miskut dhe kovaçit. Mbartësi i miskut ose do te japë erë të mirë, ose do ta blesh, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa kovaçi ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe.” Buhariu dhe Muslimi. | |
|
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Një shenjë e perfeksionimit të dikujt në Islam është të injoruarit e asaj çka nuk i përket.” (Ahmedi, Maliku, Tirmidhiu) | |
|
Porositë e Pejgamberit a.s. duhet lexuar me vëmendje sepse ai ka qenë shumë i kujdesshëm për ne bile më i kujdesshëm se ne për vetveten tonë. Këtë na e dëshmon All-llahu në Kur'an ku thotë:
"Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre" (Ahzab, 6) | |
|
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Ekziston frika se do të mblidhen popujt kundër jush siç mblidhen njerëzit rreth ushqimit.” Thanë: “Pse, do të jemi pak atë ditë, o i Dërguari i Zotit?” Tha: “Jo, ju do të jeni shumë, por do të jeni si shkuma që sjell vërshimi. | |
|
Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Femrën e martojnë për katër arsye: pasurinë që ka, pozitën e saj, bukurinë dhe fenë (devotshmërinë) e saj. Zgjidhe atë që është fetare të lumshin duart!” Shënon Buhariu dhe Muslimi. | |
|
Ata ibën Ebi Rebah ka thënë:
Më tha një ditë Ibën Abasi: “A dëshiron të ta tregoj një grua që është nga banorët e xhenetit?” | |
|
|