E diel, 22/12/2024, 04:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Sunnet

Pasoje të keqen me të mirë

 
 
Nga Ebu Dherri  transmetohet se atij i dërguari i Allahut i ka thënë: “Kije frikë Allahun kudo që të jesh! Pasoje të keqen me të mirë që ta fshijë atë! Sillu mirë me njerëzit!”

Njohja me transmetuesin

Është Ebu Dherr ibn Xhunade nga fisi gifari. Është i pesti që ka pranuar Islamin. Për të, profeti (alejhi selam) ka thënë: “E mëshiroftë Allahu Ebu Dherrin, ecën i vetëm, do të vdesë i vetëm dhe do të ringjallet i vetëm.”

Kuptimi gjuhësor

Fjala “Kije frikë Allahun” do të thotë që të vendosësh ndërmjet teje dhe dënimit të Allahut, pengesë, mburojë.

Kuptimi i fjalës “kudo që të jesh” është në çdo vend që të gjendesh, i vetëm apo i shoqëruar.

Fjala “të keqen” ka kuptimin të fëlliqurën, të poshtrën. Gjithashtu, thuhet se ka kuptimin e mendimit të keq.

Fjala “pasoje” është urdhër detyrues dhe nënkupton pasimin e së mirës. 

Ndërsa fjala “sjellja e mirë”, siç ka thënë një dijetar, është buzëqeshja në fytyrën e muslimanit, të bësh mirë dhe të largosh të keqen.

Kuptimi i përgjithshëm

Profeti (alejhi selam) është munduar të përgatisë një gjeneratë, e cila do të jetë e zonja të ecë vazhdimisht në rrugën e besimit, rrugë e cila është e mbushur me pasimin e epsheve, rrugë e mbushur me vështirësi të shumta, derisa të krijohet personaliteti i duhur i myslimanit. Muslimani, i cili e adhuron Allahun e Lartësuar, ia jep hakun atij dhe sillet mirë me njerëzit. Nga kjo buron këshilla e profetit (alejhi selam) drejtuar besimtarëve duke thënë: “Ki frikë Allahun kudo që të jesh!”, që nënkupton: Vepro të gjitha urdhrat dhe largohu nga të gjitha të ndaluarat! Bëje devotshmërinë mënyrën tënde të jetesës! Vendose atë në zemër dhe praktikoje atë në çdo fushë të jetës! Gjithashtu, paraqite atë në marrëdhënie me të tjerët, duke pasur shoqëri me ata që meritojnë një vëllazëri të sinqertë! Dije se Allahu i Lartësuar gjithmonë të shikon, qofsh me të tjerët apo i vetëm. Dije se për Allahun e Lartësuar është njëlloj të të shohë, si ditën ashtu edhe natën, kur je vetëm, ashtu edhe me të tjerët.

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “Kini frikë Allahun, me emrin e të Cilit përbetoheni, ruajeni farefisninë, se me të vërtetë Allahu është mbikëqyrës mbi ju.”

“Pasoje të keqen me të mirë” këtë e shpjegon edhe ajeti i Kuranit: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ato që i pranojnë këshillat.” Hud, 114.

Kjo këshillë ka të bëjë me atë që sëmundja shërohet me të kundërtën e saj. Lind pyetja: Cila është e mira? Gjëja e parë që të largohemi nga kjo e keqje që kemi bërë, të marrim abdes dhe të falim dy regate namaz, të japim sadaka, të agjërojmë.

“Dhe sillu mirë me njerëzit!” Themeli kryesor për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, është të sjellurit mirë me ta. Islami i ka kushtuar rëndësi të veçantë edukimit të njeriut, për ta adhuruar Krijuesin e tij. Gjithashtu, e ka ndaluar atë të bëjë ç’rregullime në tokë. Profeti (alejhi selam) thotë: “Me të vërtetë jam dërguar për të përmbushur moralin.”

Nga ky hadith kuptojmë se profetët e mëparshëm kanë pasur këtë për qëkkim si dhe për të krijuar qytetërimin njerëzor dhe për këtë ka ardhur profeti (alejhi selam) që ta përmbushë .

Kur themi “mirë me njerëzit” me këtë fjalë kuptojmë njerëzit e çdo race.

Rregullat që nxirren nga hadithi

Fjala “të keqen” nënkupton gjynahet e vogla (gjithashtu edhe të mëdhatë). Shlyerja e tyre bëhet vetëm se me teube, kërkim falje, me përmendje të Allahut, falje të namazit, dhënie sadakaje etj.

Çfarë përfitohet nga hadithi

Të pasurit frikë Allahun e Lartësuar është detyrë si në fshehtësi ashtu edhe në shoqëri me të tjerët, si dhe në çdo vend që të jemi. Nëse njeriu e bën një të keqe dhe pastaj kërkon falje prej Allahut dhe bën një vepër të mirë, atëherë kjo e mirë e fshin atë të keqe. E kemi për detyrë të sillemi mirë me njerëzit, t’u bëjmë atyre të mira dhe të largojmë nga ata të këqijat. Sjellja e mirë me njerëzit është nga shenjat e devotshmërisë së lartë ndaj Allahut, por si të largohemi nga gjynahet, si ta ruajmë shikim nga harami?

Njeriu të kujtojë se shikimi i Allahut mbi të është më i shpejtë sesa shikimi i tij mbi haram. Të frikësohemi se mos ndoshta Allahu vendos urrejtje për ne, në zemrat e njerëzve.

Gazmend Leçini

Kategori: Sunnet | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 689 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024