E diel, 22/12/2024, 03:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Sunnet

Banorja e xhenetit


 

Ata ibën Ebi Rebah ka thënë:

Më tha një ditë Ibën Abasi: “A dëshiron të ta tregoj një grua që është nga banorët e xhenetit?”

Unë i thash: “Po.”

Ai tha: “Kjo grua e zezë është ajo!...”  Erdhi në një rast te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, mua më bie të fikët (humbë vetëdijën) dhe gjatë asaj kohe më zbulohen pjesët e trupit , lute Allahun për mua!”

I Dërguari thotë (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) nëse do të bësh sabër (durim) dhe për ty  do të jetë xheneti kompenzim, nëse dëshiron do të bëjë lutje që Allahu të të shëroj.”

Ajo tha: Do të bëjë durim.

Pas pak tha prap: “Unë (në ato momente) zbulohem, lute Allahun për mua të mos zbulohem!”  Profeti (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) bëri lutje për të që të mos zbulohet.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Disa dobi nga hadithi.

Prej dobive nga ky hadith mund të cekim:

- Esenciale tek Allahu është devotshmëria e jo ngjyra apo çfarë  kategorie i takon njeriu.

-Nga hadithi nxjerrim vërtetimin e humbjes së vetëdijes e ajo është dy lloje:

a) Humbja e vetëdijes për shkaqe natyrore (shkaku i sëmundjes)

b) Humbje e vetëdijes për shkak të hyrjes së xhinit në trup.

- Ajo që e brengoste atë grua ishte se i zbuloheshin pjesët e trupit.

- Nga hadithi gjithashtu nxjerrim se i lejohet muslimanit të kërkojë nga dikush të bëjë lutje për  të.

- Nëse njeriun e godet një fatkeqësi e sprovim dhe bënë sabër me bindje në Allahun do të ketë shpërblim xhenetin. Allahu i Lartësuar thotë: “…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë.”

- Shohim se si bëri durim gruaja në këtë sprovim të vështirë, duke patur mundësi të zgjedhë, sepse e dinte çfarë do të thotë të kesh kompensim xhenetin.

- Kjo botë nuk kishte vlerë në syrin e kësaj  gruaje.

-Kujdesi i kësaj gruaje të mos zbulohet edhe në ato momente kur humb vetëdijën.

E ku është shembulli i kësaj gruaje sot kur femrat muslimane  përkujdesen që të jenë pjesët e trupit të tyre sa më shumë të zbuluara dhe tërë këtë e bëjnë duke qenë në kulminacionin e vetëdijes.

Kjo botë në syrin e kësaj gruaje ishte e pavlerë,  sëmundja  e parëndësishme, humbja e vetëdijës, mundimet gjatë momenteve të smundjes të gjitha këto ishin të parëndësishme në syrin e saj, por ajo që e mundonte më së shumti ishte zbulimi i pjesëve të trupit, prandaj edhe e meritoi xhenetin.

Abdurrahman Suhejm

Përktheu: Alaudin Abazi

Kategori: Sunnet | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 1155 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024