Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 35 Artikujt e shfaqur: 13-24 |
Faqet: «- 1 2 3 -» |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
“Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar All-llahu dhe Pejgamberi i Tij; All-llahu dhe i Dërguari i Tij e kanë folur të vërtetën dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bind-shmërinë.” (el-Ahzab, 22): | |
|
“Atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjëjt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni tërë ato që dëshirojnë shpirtrat tuaj dhe çdo send që të kërkoni. Si shpërblim nga ai që fal dhe është Mëshirëplotë.” | |
|
ll-llahu i Madhërishëm thotë: “Ata, të cilët bëjnë luftë për ne, Ne do t’i drejtojmë me siguri rrugëve tona: Ndërkaq All-llahu është me të vërtetë në anën e mirëbërësve.” (el-Ankebut, 69) “Por përmende emrin e Zotit tënd dhe Atij përkushtoju plotësisht!” (el-Muzemmil, | |
|
O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar atë në mesin tuaj. Pra, mos i bëni dhunë njëri-tjetrit!'.
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, përveç atyre që Unë i kam udhëzuar. Pra, kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!'. | |
|
All-llahu i Lartësuar ka thënë: "Djali i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më mallkoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë. Më mohoi kur tha: All-llahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (dmth nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk është më i lehtë se ringjallja e tij. | |
|
Barazimi i Kur'anit me Sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në të argumentuar Sunneti është një pjesë e dytë e shpalljes hyjnore, që u zbrit tek Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Pjesa tjetër është Kur'ani Fisnik, ai është fjalë e All-llahut, Zotit të gjithë botëve, i zbritur e nuk është i krijuar. | |
|
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë dhe kujdestari (i mirë) i jetimit do të jemi së bashku në xhenet kështu”, duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak." (Transmeton Buhariu) | |
|
Nuk ka dyshim se selami është sunet i hershëm që nga koha e Ademit (alejhi selam) e do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit. Gjithashtu ai është përshëndetje e banorëve të xhenetit. Allahu i Lartësuar thotë: “… E përshëndetja e tyre është: Selam!” Junus, 10. | |
|
Ebu Seid Huderiu dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se e kanë dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem) të ketë thënë: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe nëse ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë me të mëkatet”. Shënon Muslimi. | |
|
Njëherë Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte duke kaluar në tregun e Medines. Ai u ndal aty dhe thirrri: “O tregtarë, çfarë ju bëri juve të paaftë?”. Ata pyetën: “Pse, o Ebu Hurejre?” Ebu Hurejre u tha: “Atje, trashëgimia e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) është duke u ndarë, kurse ju qëndroni këtu! Pse nuk shkoni dhe nuk e merrni pjesën tuaj nga ajo trashëgimi?” Ata thanë: “Ku ashtu?” | |
|
Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Me një rast, derisa Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ishte në treg, kaloi afër një togu (grumbulli) të ushqimit (që ishte për shitje), kur e futi dorën në të, atij iu njomën gishtat (nga lagështira). Ai tha: ‘O pronar i ushqimit, çfarë është kjo?’ Pronari tha: ‘O i Dërguar i Allahut, e ka zënë shiu (ushqimin)’ Ai i thotë: ‘Po t’i kishe vënë (të njomat) mbi ushqim që ta shohin njerëzit.’ Pastaj tha: “Nuk është prej neve ai që na tradhton.” Shënon Muslimi dhe Tirmidhiu. | |
|
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Derisa një njeri ishte dukë udhëtuar e goditi etja shumë dhe e gjeti një bunar aty (në rrugë ). Zbriti poshtë në të dhe piu, pastaj doli. Kur doli e takoi një qen që lëpihej sikur donte ta hante dheun nga etja. Ai tha: ‘Ky qen paska etje ashtu sikurse kam pasur unë.’ | |
|
|