E diel, 22/12/2024, 04:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Sunnet

Butësia me shtazët


 
 
 
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Derisa një njeri ishte dukë udhëtuar e goditi etja shumë dhe e gjeti një bunar aty (në rrugë ). Zbriti poshtë në të dhe piu, pastaj doli. Kur doli e takoi një qen që lëpihej sikur donte ta hante dheun nga etja. Ai tha: ‘Ky qen paska etje ashtu sikurse kam pasur unë.’ Zbriti poshtë në bunar e mbushi këpucën me ujë e kapi atë për dhëmbë (për t’u ngjitur lartë) pastaj ia dha qenit të pijë. Allahu e lavdëroi atë (për këtë gjest) dhe e fali.” Ata që ishin prezent e pyetën: “O i Dërguar i Allahut! Vërtet ne kemi shpërblime për kafshët tona (që përkujdesemi)?” Ai tha: “Për çdo gjallesë (që e ushqeni) keni shpërblim.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Koment i hadithit

Mëshira dhe dhembshuria te besimtari nuk është e kufizuar vetëm ndaj njerëzve, por kjo duhet të manifestohet edhe në butësinë që tregon ai ndaj shtazëve. Islami e mëson atë të ketë mirësjellje edhe ndaj kafshëve, posaçërisht ndaj kafshëve shtëpiake që i ka në përkujdesje dhe përfiton prej tyre.

Kjo ndodhi që tregohet nga Profeti (bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) se si njeriu arriti shpërblim dhe falje nga Allahu i Lartësuar pasi i dha ujë një qeni që kishte etje, tregon qartë vlerën e përkujdesjes dhe mirësjelljes me shtazët.

Ajo që  vlen të theksohet  rreth këtij hadithi është fjalia e fundit e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem): “Për çdo gjallesë (që e ushqeni) keni shpërblim”.

Ky përgjithësim na jep të kuptojmë se besimtari me përkujdesjen që tregon ndaj të gjitha gjallesave ai do të shpërblehet për to.

Edhe ky hadith tregon qartë se si Islami është një sistem që e rregullon jetën në këtë botë duke harmonizuar sjelljet e individit, jo vetëm me njerëzit, por edhe me gjallesat e tjera.

Nëse njerëzit në kohën bashkëkohore angazhohen në ruajtjen e të drejtave të kafshëve me anë të shoqatave që formojnë duke ia vënë vetes këto objektiva. Hadithi i lartpërmendur mjaft bukur sqaron qëndrimin e Islamit se si duhet të sillemi me shtazët. Ky fakt aludon përsosshmërinë e mësimeve islame dhe fisnikërinë e mësimeve të saj që e tejkalon çdo kulturë dhe civilizim.

Dobitë nga hadithi

1. Mëshira e njeriut nuk duhet të jetë e kufizuar vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj shtazëve.

2. Islami nxit në butësi dhe përkujdesje ndaj shtazëve.

 Përgatiti: Alaudin Abazi

Kategori: Sunnet | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 761 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024