E martë, 23/04/2024, 12:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Sunnet

PËRPJEKJA, MUNDIMI, LUFTIMI (EL-MUXHAHEDE)

 
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ata, të cilët bëjnë luftë për ne, Ne do t’i drejtojmë me siguri rrugëve tona: Ndërkaq All-llahu është me të vërtetë në anën e mirëbërësve.”
(el-Ankebut, 69)
“Por përmende emrin e Zotit tënd dhe Atij përkushtoju plotësisht!”
(el-Muzemmil,
“Dhe adhuro Zotin tënd sa të jesh gjallë (deri në vdekje)
(el-Hixhr, 99)
“Ai që punon mirë, sa grima - e sheh atë.”
(ez-Zelzele, 7)
.”..Ndërsa të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më parë, do t’i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu dhe do të fitoni shpërblim edhe më të madh.”
(el-Muzemmil, 20)
.”..Dhe çkado që jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di.”
(el-Bekare, 273)
Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura.
Kurse prej haditheve të kësaj teme janë këto:
Hadithi 96
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Kush­do që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t’i shpall luf­të. Me asgjë robi Im nuk mund të më afrohet më mirë,vetëm se me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ecën. I këtilli nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 97
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberit s.a.v.s. i është për­cjellur nga Krijuesi i tij i Madhërishëm i Cili ka thënë: “Kur të më afrohet robi Mua një pëllëmbë, Unë atij i afrohem një llërë; kurse nëse ai Mua më afrohet një llërë, Unë atij i afrohem një pash, dhe kur të më vijë  duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapu-ar.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 98
Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: “Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lire.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 99
Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ngrihej natën (për namaz) aq gjatë, saqë këmbët i patën pël­ci­tur (nga dhembjet), andaj unë i thashë: “Përse po vepron kësh­tu o i Dërguari i All-llahut, kur t’i ka falur ty All-llahu mëkatet e më­par­shme dhe të pastajmet?” Ai tha: “A nuk dua që të jem rob falënderues?”
(Muttefekun alejhi)
Ky është citat i Buhariut. Si ky është edhe në sahihajn me trans­metim të Mugire ibn Shu’bes.
Hadithi 101
Transmetohet se Aishja r. anha ka thënë: “Kur vinte dhjetëshja (dhjetë ditët e fundit të Ramazanit) i Dërguari i All-llahut s.a.v. se gja­llëronte natën (me ibadet), e zgjonte familjën e tij, angazhohej më tepër dhe vetmohej (për ibadet dhe izolim prej grave).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 102
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari i fortë (në besim) është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu sesa besimtari i dobët dhe te secili ka do­bi. Kujdesu për atë që të sjell dobi. Kërko ndihmë nga All-llahu e mos u bë i dobët. Nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të veproja kështu, do të ndodhte kjo”, por thuaj: “All-llahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse “lev-i” (sikur të...) e fillon veprimin e djallit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 103
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Xhehenemi është i fshehur dhe i mbuluar me epshe, kurse Xheneti është i fshehur dhe i mbuluar me pakë­naqë­si.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 106
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen, kurse një mbetet me të. Kthehet fa­milja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 107
Nga Ibni Mes’udi transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Secilit prej jush Xheneti i është më i afërt sesa rripi (lidhësja) i kë­pucës së tij, e po ashtu është edhe xhehenemi.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 109
Nga Ebu Abdull-llah - Abdurrahman Thevbáni, shërbëtor (mev-lá) i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Të re­ko­mandoj të bësh shumë sexhde, sepse për secilën sexhde që i bën All-llahut, All-llahu të lartëson nga një shkallë dhe ta shlyen me të nga një mëkat.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 110
Transmetohet nga Ebu Safván Abdull-llah ibn Busr el-Eslemij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen)
Hadithi 112
Nga Ebu Mes’ud Ukbe ibn Amr el-Ensarij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Pasi u shpall ajeti i sadakasë, ne asokohe punonim si ha­mej, pastaj erdhi një njeri dhe dha shumë pasuri sadaka. (Të pra­nishmit) Thanë: “Dëshiron të tregohet”, pastaj erdhi një njeri tjetër dhe dha një tas sadaka. Thanë: “Vërtet All-llahu është i pane­voj­shëm për këtë tas!” Me atë rast u shpall ajeti: “Ata që përgojojnë besimtarët në dhënien vullnetare të kontributeve, madje i për­bu­zin edhe ata të cilët japin me përpjekje të madhe.” (et-Tewbe, 79)
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 113
Nga Seid ibn Abdul-Azizi, nga Rebija ibn Jezidi, nga Ebu Idris el-Havláni, nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade r.a. përcillet se Pej­gamberit s.a.v.s. transmeton nga All-llahu i Gjith;fuqishëm, që ka thënë: “O robër të Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të lajthitur, përveç atij që e përudh Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t’ju përudh. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t’ju ushqej, do t’ju ushqej. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e vesh Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t’ju vesh. O robër të Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fal të gjitha mëkatet, prandaj kërkoni nga Unë falje, do t’ju fal. O robër të Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo me çka do të më shkaktonit Mua dëm, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të më sjellë, që të më kontri­buo­nit. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm si zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe  nje­rëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta pakëso-nte sundimin Tim në as­gjë. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe nje­rëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriheshit (qëndroni) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet të m’i drejtoni Mua, dhe Unë t’i përgji­gjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta zvogëlonte atë që kam Unë as aq sa mungon gjilpëra kur ngulitet në det. O robër të Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë do t’ju shpërblej. Kush gjen mi­rë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush gjen të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetvetes.”
(Transmeton Muslimi)

Kategori: Sunnet | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 751 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024