' O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar atë në mesin tuaj. Pra, mos i bëni dhunë njëri-tjetrit!'.
' O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, përveç atyre që Unë i kam udhëzuar. Pra, kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!'.
' O robërit e Mi! Ju bëni mëkate natë e ditë e Unë i shlyej të gjitha mëkatet. Pra, kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t'ju fal!'.
' O robërit e Mi! Ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!'.
' O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të devotshëm si ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!'.
' O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të prishur si ai që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!'.
'O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t'i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të marrë gjilpëra prej detit!'.
' O robërit e Mi! Këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura e për to Unë do t'ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq, le të mos fajësojë askënd pos vetvetes!'.
Ka thënë Muhamedi a.s. se Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh melekësh (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime në të cilat përmendet emri i Allahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj Allahu i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:
Prej nga po vini? Ata thonë: -Po vijmë nga një tubim në tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje.'
Ai thotë: -Çfarë të mire kërkonin prej Meje?
Ata thonë: -Kërkonin xhenetin Tënd.
Ai thotë: -A e kanë parë ata xhenetin Tim?
Ata thonë: -Jo, o Zot.
Ai thotë: -E si do të ishte nëse do ta shihnin xhenetin Tim?
Ata thonë: -Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.
Ai thotë: -Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?
Ata thonë: -Prej zjarrit Tënd, o Zot.
Ai thotë: -Po a e kanë parë zjarrin Tim?
Ata thonë: -Jo.
Ai thotë: -E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?
Ata thonë: -Ata kërkojnë faljen Tënde.
(I Dërguari u) Tha: -Pastaj Ai thotë: -Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m'i kanë kërkuar dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.
(I Dërguari u) tha: -Engjëjt thonë: -O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim.
(I Dërguari u) Tha: -Allahu u thotë: -Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull me të cilin ai që rri, nuk vuan. O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit të zjarrit !
O Zoti ynë, më fal mua, familjen time si dhe të gjithë besimtarët ditën kur do të japim llogari!
|