E premte, 18/10/2019, 04:43
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Sunnet

Artikuj në kategori: 35
Artikujt e shfaqur: 1-12
Faqet: 1 2 3

Radhit sipas:: Data · Emri · Votat · Komentet · Shikimet

O njerëz, frikësohuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.

Sunnet | Views: 2181 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (5)

"Djali i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më mallkoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë.
 Më mohoi kur tha: All-llahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (dmth nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk është më i lehtë se ringjallja e tij.

Sunnet | Views: 1759 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (2)

Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush krejt në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron”.

Sunnet | Views: 1569 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (1)

Ebu Hurejre r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie”. Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet”.

Sunnet | Views: 2022 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (5)

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç për dy njerëz: njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe e ka udhëzuar që atë pasuri ta shpenzojë në rrugën e së vërtetës, dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë urtësi, dhe sipas urtësisë së tij gjykon dhe i mëson të tjerët”.

Sunnet | Views: 974 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (0)

Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka’b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) duke thënë:

Sunnet | Views: 1132 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (0)

Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Pasha All-llahun, unë i drejtohem me teube dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se shtatë­dhje­të herë në ditë.”
(Transmeton Buhariu)

Sunnet | Views: 1395 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (0)

Nga Ibni Mes’udi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhenet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjesh­tra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar i madh.”

Sunnet | Views: 791 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (0)

Transmetohet nga Umer ibn Hattabi r.a. të ketë thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nuk hetohej ndonjë shenjë udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njo­hu. U ul pranë Pejgamberit s.a.v.s.

Sunnet | Views: 1042 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (0)

All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë.” (Ali Imran, l02)
“Prandaj, shprehni devotshmëri All-llahut sa të mundeni.”   (et-Tegabun, l6)
“O besimtarë! Frikësojuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën!”

Sunnet | Views: 1036 | Added by: shpend-xhelili | Date: 13/09/2009 | Comments (0)

Transmetohet nga i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, se ka thënë: “Zoti i Madhëruar ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush, le të mos flasë fjalë të ndyta dhe mos ta ngrejë zërin. E, nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të thotë: “Unë jam agjërues, Unë jam agjërues!”

Sunnet | Views: 1124 | Added by: Argjendi | Date: 25/08/2009 | Comments (0)

Ebu Hurejre transmetoi se i Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ju ka ardhur juve Ramazani – muaj i bekuar. Allahu e ka bërë obligim për juve agjërimin e tij. Në të hapen dyert e xhenetit, dyert e xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhir. Allahut i përket një natë në të, e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Kushdo që parandalohet nga e mira e saj, atëherë ai është privuar.”

Sunnet | Views: 1076 | Added by: Argjendi | Date: 25/08/2009 | Comments (1)

1-12 13-24 25-35
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2019