SINQERITETI (SIDKU) - Besimi i fortë dhe i sinqertë - All-llahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!” (et-Teube,ll9) .”. Edhe të sinqertëve e të sinqertave.” (el-Ahzab,35) .”. Do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.” (Muhammed,2l) Kurse prej haditheve mbi këtë temë janë edhe këto: Hadithi 55 Nga Ibni Mes’udi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhenet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjeshtra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar i madh.” (Muttefekun alejhi) Hadithi 56 Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibi r.a. përcillet se ka thënë: “Kam mbajtur në mend se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, e përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith sahih) Hadithi 58 Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i luftës së Bedrit, thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet.” (Transmeton Muslimi)
|