Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Artikuj në kategori: 91 Artikujt e shfaqur: 85-91 |
Faqet: «- 1 2 ... 6 7 8 |
Radhit sipas::
Data ·
Emri ·
Votat ·
Komentet ·
Shikimet
|
“Falënderimi i takon vetëm Allahut Zotit të botëve. Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshirë-bërësit. Sunduesit në Ditën e Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë. Udhëzona për në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin e as në të atyre që e humbën veten.” Fatiha, 1-7. | |
|
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju." (Nisa, 1) | |
|
Me vdekjen do të takohesh. Mos harro! Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkëbisedues yt, varri shtëpia jote, brendësia e tokës vend qëndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndërsa xheneti ose xhehenemi përfundimi yt. | |
|
O ju të cilët keni besuar, kijeni frikë Allahun dhe punoni në mënyrë që vdekja tu kapë duke qenë besimtar myslimanë”
“O ju të cilët keni besuar, kijeni frikë Allahun dhe thoni vetëm fjalë të drejta. Ai i rregullon punët tuaja dhe i fal mëkatet tuaja. Ai që i frikësohet Allahut dhe të dërguarit të Tij ka arritur fitoren më të madhe” | |
|
O robërit e Allahut! Porosia më e madhe është porosia e Allahut, pastaj porosia e të Dërguarit të Tij e pastaj porosia e robërve të mirë të Allahut. Me porositë dhe këshillat e Allahut ngjallen zemrat, pastrohen veprat, duke punuar sipas tyre njeriu lartësohet, jeta rregullohet me to dhe shtohet shpërblimi në banesën e përhershme. | |
|
Njëra ndër standardet e imanit është besimi në të gjithë pejgamberët e Allahut të Lartësuar. Ai që nuk përfill këtë degë të besimit ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). | |
|
Gjëja më e mirë është dëshira dhe vullneti për ta korrigjuar dhe pastruar shpirtin nga gjërat e pista, si: shirku dhe mëkatet. Një detyrë serioze kjo, që e kishin mbi vete të dërguarit e Allahut të Lartësuar të cilët pastruan veten me fenë e Allahut të Lartësuar. | |
|
|