E diel, 09/02/2025, 03:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Zbulimi i avretit a e prish namazin?

Pyetja:
A prishet namazi nëse gjatë tij na zbulohet ndonjë pjesë e avretit, më konkretisht nëse na zbulohet shpina?

Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Të gjithë juristët islamë janë të pajtimit se nëse zbulohet avreti qëllimisht në namaz, atëherë namazi prishet.
 
Gjithashtu ata janë të pajtimit se nëse kjo ndodh pa qëllim dhe nuk është kohë e gjatë, atëherë edhe në këtë rast namazi nuk prishet. Por tek ata ka sqarime se çfarë konsiderohet kohë e gjatë dhe sa është sasia e avretit nga i cili lirohemi nëse duket gjatë namazit.

Sido që të jetë, ne pa hyrë në detaje themi se nëse ndodh që besimtarit ose besimtares gjatë faljes i duket ndonjë pjesë e avretit, atëherë kjo nuk e prish namazin. Por nëse gjatë faljes e kuptojmë këtë, atëherë ashtu duke qenë në namaz e mbulojmë.
 
Nëse nuk e kuptojmë këtë deri pas kryerjes së namazit, atëherë gjithashtu nuk ka nevojë të përsëritet namazi, përveç nëse ka qenë pjesa e zbuluar shumë e madhe, koha ka qenë shumë e gjatë dhe avreti i zbuluar të jetë prej llojit të avretit të rëndë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (23/02/2010)
Klikime: 1047 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025