E mërkurë, 04/12/2024, 09:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Xhaxhi Ibrahim

                                                 Xhaxhi Ibrahim


 Në një vend në France diku para 50 viteve jetonte një plak turk pesëdhjetë vjeçar. Emri i tij ishte Ibrahim dhe punonte në një
dyqan ushqimor. Dyqani ishte në një ndërtesë ku në njëren prej banesave të asaj ndertese jetonte një familje jehude. Kjo famlije jehude kishte një djalë shtatë vjeçar, që e quanin Xhad.

 Xhadi jehudi
Fëmiu kishte zakon që çdo ditë të shkonte tek dyqani i xhaxhit Ibrahim për të blerë nevojat shtëpiake. Çdo herë kur merrte të
dilte nga dyqani vidhte nga një çokolatë, e xhaxhi Ibrahimi bëhej sikur s'di gjë.
Një ditë, Xhadi harroi ta vidhte çokolatën duke dalur e xhaxhi Ibrahimi e thirri dhe i tregoi se kishte harruar ta merrte
çokolatën të cilën e merrte çdo ditë!

Xhadi u tremb ngase kishte menduar se xhaxhi Ibrahimi nuk di asgjë për vjedhjen e tij. Kërkoi nga ai që ta falte dhe i
premtoi se nuk do te vidhte më asnjë çokolatë. Xhaxhi Ibrahim i tha: "Jo, premtom se nuk do vjedhësh asnjë gjë në jetën
tënde, e çdo ditë kur të dalësh nga dyqani merre nga një çokolatë se është e jotja. Xhadi pranoi i gëzuar.

Kaluan vitet e xhaxhi Ibrahimi për Xhadin ishte si baba, si shok dhe si nënë. Kur Xhadit i ngushtohej ndonjë punë ose
haste ndonjë problem, vinte tek xhaxhi Ibrahimi dhe ia paraqiste problemin. Kur ai mbaronte, xhaxhi Ibrahimi nxirrte nga
një sirtar në dyqan një libër, ia jepte atë Xhadit dhe kërkonte prej tij ta hapte një faqe kudo në libër. Pasi ai e hapte atë,
xhaxhi Ibrahim i lexonte dy faqet që ishin hapur pastaj e mbyllte librin dhe e zgjidhte problemin. Xhadi u largonte i
qetësuar, atij iu kishte larguar preokupimi, i ishte rehatuar truri dhe problemi ishte zgjidhur. Kalonin vitet kurse raportet
vazhdonin mes Xhadit dhe xhaxhi Ibrahimit, muslimanit turk i moshuar e i pashkolluar.

Xhadi u bë djalosh njëzet e katër vjeçar kurse xhaxhi Ibrahimi gjashtëdhjetë e shtatë.

Xhaxhi Ibrahimi vdiq. Para vdekjës, u la bijve të tij një kuti e në atë futi librin të cilin e shihte Xhadi sa herë që e vizitonte atë
në dyqan. I porositi bijtë e tij që pas vdekjës së tij t'ia jepnin Xhadit librin si dhuratë për të, djaloshin jehud!

Xhadi mori vesh për vdekjën e xhaxhit Ibrahim. U mërzit shumë kur djemtë e xhaxhit ia dorëzuan kutin, ngase xhaxhi
Ibrahim për të kishte qenë shok shoqërues dhe ai e shpëtonte nga zjarri i problemeve!

Kaluan ditët

Një ditë, Xhadit i ndodhi një problem. Në moment iu kujtua xhaxhi Ibrahimi e bashkë me të iu kujtua edhe kutia, të cilën ia la
atij. Shkoi tek kutia dhe e hapi, kur papritmas aty gjeti librin të cilin e hapte çdo herë kur vizitonte xhaxhain në dyqanin e tij!

Xhadi e hapi një faqe nga libri, mirëpo libri ishte në gjuhën arabe e ai nuk e dinte atë. Shkoi tek një shok i tij tunisian dhe
kërkoi prej tij që t'ia lexoj dy faqe nga libri e ai i lexoi ato!

Pasiqë Xhadi ia shpjegoj problemin e tij shokut tunisian, ky tunisiani gjeti zgjidhjen për Xhadin!

U habit Xhadi dhe e pyeti: Ç'është ky libër?

Tunisiani i tha: Ky është Kur'ani Kerim, libri i muslimanëve!

Xhadi ia ktheu: E si të bëhëm unë musliman?

Tunisiani tha: Ta shqiptosh shahadetin dhe ta pasosh sheriatin.

Xhadi tha: Esh-hedu en La ilahe il-lallah ve enne Muhammeden resulullah.

Xhadullahi Musliman

Xhadi u bë musliman dhe për vete zgjodhi emrin Xhadullah el-Kur'ani. E zgjodhi këtë emër si madhërim për këtë libër
mahnitës dhe vendosi që pjesën e mbetur të jetës së tij t'ia kushtoi këtij libri fisnik.

Xhadi e mësoi Kur'anin, e kuptoi atë dhe filloi thirrjen për tek Allahu në Evropë derisa pranuan islamin në duart e tij shumë
njerëz, diku rreth gjashtë mijë jehudë dhe krishterë.

Një ditë, derisa ai po shfletonte kujtimet e tija të vjetra, e hapi Kur'anin të cilin ia kishte dhënë xhaxhi Ibrahim dhe në fillim të
tij gjeti hartën e botës. Kurse mbi kontinentin e Afrikës ishte nënshkrimi i xhaxhit Ibrahim e nën të ishte shkruar ajeti: " Thirr
në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me këshillë të mirë!"

 Xhadullahi menjëherë vërejti dhe u bind se kjo ishte porosia e xhaxhit Ibrahim andaj vendosi ta realizoi atë.

Braktisi Evropën dhe shkoi për t'i ftuar njerëzit tek Allahu në Kenia, një jugë të Sudanit, Ugandë si dhe shtetet fiqnje. Vetëm
në fiset e Zulu pranuan Islamin në duart e tij më shumë se gjashtë milion njerëz!

 Vdekja e tij

Xhadullah el-Kur'ani, ky musliman i vërtetë, thirrës i inspiruar, i harxhoi në islam 30 vite, të gjitha ia nënshtroi thirrjës tek
Allahu nëpër vendet e panjohura të Afrikës dhe u bë shkak që islamin ta pranojnë miliona njerëz.

Xhadullah el-Kur'ani vdiq në vitin 2003 si pasojë e sëmundjeve të cilat e goditën në Afrikë në rrugën e thirrjës për tek Allahu.

Atëbotë kishte pesëdhjetë e katër vite të cilat i shpenzoi në thirrjën islame.

Ngjarja nuk ka mbaruar ende!

Nëna e tij, jehude fanatike dhe mësuese universitare e edukative, pranoi islamin vitin e kaluar, në vitin 2005, dy vite pas
vdekjes së djalit të saj- thirrësit islam.

Pranoi islamin në moshën shtatëdhjetë vjeçare. Ajo tregon se ka luftuar për tridhjetë vite sa ishte biri i saj musliman që ta
kthej në fenë jehude. Ajo edhe përkundër përvojës, mësimit dhe aftësisë së saj për t'i bindur njerëzit nuk arriti ta bind birin e
saj që të kthehët. Ndërsa xhaxhi Ibrahim, ky musliman i pashkolluar e i moshuar, arriti që ta lidhë zemrën e birit të saj për
islamin! Kjo është feja e vërtetë.

E lus Allahun që ta ruaj atë dhe ta forcojë në punë të mira.

 Mirëpo, pse Xhadullahu pranoi islamin?

Xhadullah el-Kur'ani tregon se xhaxhi Ibrahim për gjatë shtatëmbdhjetë vite asnjëherë nuk ka thënë "o qafir" apo "o jehudi",
bile nuk i ka thënë as edhe "pranoje islamin!"

Paramendo, shtatëmbdhjetë vite nuk i ka folur atij as për fenë, as për islamin e as për jehudizmin!

Një plak i moshuar e i pashkolluar e diti si ta bëj zemrën e këtij djaloshi që të lidhet për Kur'ani!

Shejhu kur e takoi atë njëherë e pyeti se si ndihej kur me miliona njerëz kanë pranuar islamin në duart e tij, ai ia ktheu senuk ndihet edhe aq krenar ngase -sipas tij- ai i kthen një pjesë të mirësisë së xhaxhit Ibrahim!

Doktor Safvet Hixhazi tregon se në një konferencë të mbajtur në Londër, e cila trajtonte temën e Darfurit, si të ndihmohen
atje muslimanët nevojtarë nga rreziku i krishterizimit dhe luftës, ai tregon se kishte takuar një nga prijësit e fisit Zulu, i cili
banonte në Darfur. Gjatë bisedës, doktor Hixhazi e pyeti: a e njeh doktor Xhadullah el-Kur'anin?

Prijësi i fisit u ndal dhe e pyeti doktor Hixhazin: A e njeh ti?

Doktori u përgjigjë: Po, e kam takuar në Zvicërr kur ai shërohej atje.

Prijësi i fisit e kapi dorën e doktor Hixhazit dhe e puthi përmallshëm. Doktor Hixhazi i tha: Çfarë po bën? Nuk kam bërë asgjë
që ta meritoj këtë!

Prijësi i fisit ia ktheu: unë nuk po e puthi dorën tende, mirëpo e puthi dorën e cila e ka prekur doktor Xhadulla el-Kur'anin!

Doktor Hixhazi e pyeti: A je bërë ti musliman prej doktor Xhadullahit?

Prijësi i fisit ia ktheu: Jo, por unë jam bërë musliman nga një përson, i cili ka pranuar Islamin në duart e doktor Xhadullah el-
Kur'anit, rahimehullah!!

Subhanallah, a thu sa do ta pranojn Islamin nga ata që pranuan Islamin nga Xhadullah el-Kur'ani?!

Sevapin do ta ketë ai dhe shkaktari i islamit të tij, xhaxhi Ibrahimi i vdekur para 30 viteve dhe Xhadullah el-Kur'ani.

" Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën,
dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurfarë ndryshimi. " [El-Ahzab, 23]

 Përktheu:

 Abedin Haxhiaj 06 Shkurt 2007

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 682 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024