Xhamia pika e ndryshimit
Në valën e kënaqësisë sime të kësaj dynjaje mashtruese i kam thënë bashkëshortit tim: Dua të falem t'i falënderohem All-llahut për begatitë e Tij. Më është përgjigjur mua: Bër çka të duash se kjo është e lirë për çdo person. Kam prezentuar një herë në gjami dhe me veti kisha rroba të gjata dhe mbulesë për kokë, hyra në xhaminë e madhe në Paris dhe e falum namazin. Te dera e xhamisë e hjeka mbulesen dhe rrobat e gjata dhe i vendosa në qantë. Këtu ndodhi befasia. U afrua te une një vajzë franceze me sy të kaltër nuk e harroj atë për kohë të gjatë, e veshur me mbulesë, ma kapi dorën me butësi, më përkëdheli në krahun tim dhe më tha me zë të vogël: Përse e hiqe mbulesen? A nuk e din se është urdhër i All-llahut xh.sh.? E ndëgjojsha atë në hutim. Kërkoi prej meje që të hyjmë në xhami vetëm pak minuta. U përpjeka që të largohem prej saj, mirëpo morali i saj i lartë dhe biseda e butë më detyruan mua që të qëndroj me të. Më pyeti mua se a dëshmon që nuk ka Zot tjetër përpos All-llahut xh.sh.? A e kupton domethënien e kësaj dëshmie? Ajo nuk është fjalë e cila thuhet vetëm me gjuhë, por patjetër me bindje dhe të punojsh me të. Veç më ka mësuar mua kjo vajzë mësime të rëndësishme në jetë. Është lëkundur zemra ime dhe i jam dorëzuar ndjenjave të fjalëve të saj. Pastaj më përshendeti mua dhe më tha: Ndihmoje oj motra ime këtë fe! Dola prej xhamisë dhe u futa në mendime, nuk disha se çka kam përreth. Rastësisht në këtë ditë e kam takuar burrin tim në një mbrëmje muzikore në një klub nate, vallëzojshin në të burrat dhe gratë, iu përngjajshin lakuriqave dhe veprojshin sikurse shtazët, përkundrazi shtazët duhet me i nxitë që të veprojnë sikurse ata, i kishin zhveshur rrobat e tyre pjesë pjesë prej ndëgjimit të muzikës. I urrejta ata dhe e urrejta veten time për zhytjen time në errësirë. Nuk shiqojsha te ata dhe nuk disha se çka kisha përreth, mezi merrja frymë dhe kërkova prej bashkëshortit tim që të largohet menjëherë (prej atij vendi) pastaj jam kthyer menjëherë për në Kairo. Fillova me hapat e parë për njohjen e Islamit. Megjithatë prej kushteve dhe të mirat që i kam pasur në jetën e kësaj bote nuk më kanë ofruar qetësi dhe rehati, por këtë qetësi dhe rehati e kam gjetur kur falja namaz apo kur e lexoja librin e All-llahut xh.sh. (Kur'anin). Përafërsisht iu largova jetës së injorancës së thellë (xhahilijetit) dhe u vetmova me leximin e Kur'anit ditën dhe natën, morra libra të ibni Kethirit dhe libra tjera. Kalojsha me orë të gjata në dhomen time duke lexuar me vullnet dhe me dëshirë. Lexova shumë dhe e lashë jetën e thirrjeve dhe shfaqjet e humbjes. Fillova të njoftohem me motra muslimane dhe vendosa të mbulohem. Në fillim burri im e refuzoi mbulesen time. U largova jetës së tyre injorante. Nuk dëshiroja që të përzihem me burra dhe nuk dëshiroja që të përshendetem me dorë me meshkuj. Ishte sprovë prej All-llahut xh.sh., mirëpo hapi i parë i besimit është që t'i dorëzohesh All-llahut xh.sh. dhe të jenë All-llahu dhe i dërguari i Tij më të dashur se çdo gjë tjetër. Më kanë ndodhur probleme sa që gati jam nda me bashkëshortin tim, mirëpo falëndërimi i qoftë All-llahut xh.sh. i Cili e ka bërë Islamin që të ekzistojë në shtëpinë tonë të vogël dhe e ka udhëzuar All-llahu xh.sh. burrin tim dhe tash është bërë më i mirë se une, thirrës i sinqertë për fenë e tij Islame. Ne e llogaritemi kështu, dhe mos e shikoni veten pa mëkate tek All-llahu xh.sh. Megjithë sëmundjen, ndodhitë e kësaj dynjaje dhe sprovat në të cilat kemi kaluar në to, ne jemi të kënaqur që fatkeqësitë në të cilat kemi kaluar në to janë në jetën tonë e jo në fenë tonë.
E përktheu Ejup Haziri nga libri : "Pendimet e Vajzave"
|