E hënë, 23/12/2024, 21:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Vonimi i namazit
Pyetja:

Selam alejkum, a mund të na sqaroni për vonesën e namazeve dhe kur llogaritet vonesë?


Përgjigjja:

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vonimi i namazeve është dy llojesh:
1. Vonimi i namazit deri pak para se t’i kalojë koha e tij e rregullt (d.m.th. para se të hyjë koha e namazit tjetër) dhe
2. Vonimi i namazit derisa t’i kalojë koha e tij e rregullt apo derisa të hyjë koha e namazit tjetër.

1. Allahu xh.sh. na ka obliguar që të jemi të kujdesshëm ndaj namazeve dhe t’i falim në kohën e vet apo sapo të hyjë koha. Allahu xh.sh. thotë: "Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm." (El Maun, 4-5)
Nerdeviu dhe Bejhakiu në Sunenin e tij transmetojnë nga hadithi i Sad ibn ebi Vekasit, se ka thënë: "E kam pyetur të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem për fjalën e Allahut: "Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm", tha (i Dërguari alejhi selam): "Janë ata të cilët e vonojnë namazin nga koha e vet." (Këtë hadith Hakimi e bëri të vërtetë.)
Transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut alejhi selam, kur është pyetur për vonimin e namazit të ikindisë, ka thënë: "Ky është namazi i munafikut: ulet dhe e shikon diellin derisa të dalë mes brinjëve të shejtanit (deri pak para se të perëndojë), pastaj ngrihet dhe i fal 4 rekate dhe nuk e përkujton Allahun vetëm se pak." (Muslimi 21/434, 622)
Ky është vendimi i Allahut për atë i cili e vonon namazin deri pak para se t’i dalë koha (d.m.th. para se të hyjë koha e namazit tjetër).

2. Kurse ai i cili e vonon namazin derisa të dalë koha apo të hyjë koha e namazit tjetër, ai ka bërë një mëkat të madh për të cilin duhet të pendohet tek Allahu xh.sh.. Allahu xh.sh. thotë: "O ju që besuat! Mos t'ju shmangin prej adhurimit ndaj Allahut pasuria juaj e as fëmijët tuaj,.." (Munafikun, 9)
Kurse ata të cilët pasuria, tregtia, fëmijët i pengojnë nga falja e namazit në kohën e vet, s'ka dyshim se janë prej të humburve. Për këtë thotë Allahu xh.sh.:"...e kush bën ashtu, të tillët janë mu ata të humburit." (Munafikun, 9)
Ai i cili e vonon namazin derisa t’i dalë koha pa ndonjë arsye të sheriatit, siç është p.sh. gjumi apo harresa, ai konsiderohet sikurse nuk e ka falur atë namaz, edhe nëse e fal atë më vonë. Nuk lejohet të vonohet namazi, përveç në dy raste: nëse na zë gjumi ose nëse harrojmë që nuk e kemi falur namazin. Allahu xh.sh. thotë: "...Atij që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij i takon zjarri i xhehenemit, aty mbetet përgjithmonë." (El-Xhinn, 23)
E lusim Allahun xh.sh. që të na bëjë prej atyre që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre dhe të na i falë mëkatet neve, prindërve tanë dhe të gjithë besimtarëve deri në Ditën e Gjykimit!

 

Përgatiti: Eroll Nesimi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/09/2009)
Klikime: 653 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024