Vlera e selamit Kur’an: “Kur të përshëndeteni nga dikush kthejani me përshëndetje më të mire ose me (përshëndetje) të njejtë!” (en-Nisa, 86)
“A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit, kur hynë dhe thane: “Paqe!” Dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!” (edh-dherriat: 24-25)
Hadith: Ebu Hureja r.a. thotë se Pejgamberi alejhi selam, ka thenë: “Nuk do të hyni në xhennet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A nk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin (përshëndetjen) ndërmjet jush!” (Transmeton Muslimi)
Ebu Umare el-Berra ibni Azibi r.a. thotë: “Pejgamberi i Allahut më ka udhrëuar me shtatë gjëra: visitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, kërkimin e shëndetit për atë që teshtin, ndihmën e të dobëtit, ndihmën e të shtypurit, përhapjen e selamit-paqës dhe pranimin e betimit të atij i cili betohet në diçka.” (Muteffekun alejhi) |