E premte, 10/01/2025, 15:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Vlera e ndërtimit dhe e mirëmbajtjes së xhamive

Vlera e ndërtimit dhe e mirëmbajtjes së xhamive
 
 
 
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndërtimi i xhamive në qytete, fshatra dhe vende të ndryshme lejohet dhe është obligim. Allahu i Lartësuar thotë: "(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.” (En-Nur, 36)
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Ka urdhëruar i Dërguari salallahu alejhi ue selem që të ndërtohen xhamitë dhe të pastrohen ato.” Tirmidhiu 594, Ebu Davudi 455. Shejh Ablabi ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahih Tirmidhi 487.

Othman ibn Afani ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem duke thënë: "Ai i cili ndërton një xhami duke shpresuar vetëm shpërblimin nga Allahu, Allahu (i Lartësuar) do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet.” Buhariu dhe Muslimi. Kurse në një transmetim tjetër i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Allahu do t’ia ndërtojë si ajo në xhenet.”
Në një transmetim tjetër, Omer ibn Hatabi thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem duke thënë: "Ai i cili e ndërton një xhami për hir të Allahut dhe aty do të përmendet Allahu, Allahu (i Lartësuar) do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet.”

Kurse Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Ai i cili e ndërton një xhami dhe nuk e bën këtë për syefaqe e as për autoritet, Allahu (i Lartësuar) do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet.”

Vendet më të mira që i do Allahu i Madhëruar janë xhamitë. Transmeton Ebu Hurejra, se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Vendet më të dashura për Allahun janë xhamitë, kurse vendet më të urryera për Allahun janë pazaret.”

Gjithashtu edhe pastrimi i xhamive dhe mbikëqyrja e tyre ka shpërblim të madh. Transmeton Ebu Hurejra, se ka qenë një burrë apo një grua e zezë, që është kujdesur për pastrimin e xhamisë dhe ka vdekur. I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka pyetur për të dhe sahabët i thanë se kishte vdekur. I Dërguari salallahu alejhi ue selem i tha: "Pse nuk më keni treguar për vdekjen e tij?” Pastaj shkoi te varri i tij dhe ia fali namazin e xhenazes te varri. Buhariu 458 dhe Muslimi 956.

Gjithashtu hadithi i lartpërmendur, ku Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Ka urdhëruar i Dërguari salallahu alejhi ue selem që të ndërtohen xhamitë dhe të pastrohen ato.” Tirmidhiu 594, Ebu Davudi 455. Shejh Ablabi ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahih Tirmidhi 487.
 

Përgatiti: Eroll Nesimi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (20/03/2010)
Klikime: 1021 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025