E shtunë, 04/05/2024, 06:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Vlera e muajit muharrem

                                            Vlera e muajit muharrem



Falenderimi i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi pejgamberin Muhamed (alejhi selam).

Allahu thotë në Kuran: "Kush madhëron atë që Allahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme tek Zoti i Tij” Haxh, 30.
"Kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është prej shenjave të dobisë së zemrës.” Haxh, 32.

Allahu ka lehtësuar për robërit e Tij të mirat dhe ka hapur dyert e Tij të mëshirës dhe i ka begatuar me disa kohë që në to ka mundësi të fitohen shumë të mira. E ka bërë shpërblimin e madh për një punë të vogël. Kjo, nga fisnikëria dhe begatia e Tij ndaj nesh, që muslimani të kompensojë atë që i ka kaluar dhe të pastrohet nga gjynahet.
 
Prej kohës që njeriu mund të fitojë shumë të mira është edhe dita e ashurës (dita e dhjetë e muajit muharrem). Kjo është një përmbledhje rreth vlerës dhe historikut të kësaj dite, si dhe disa nga rregullat e kësaj dite. E lusim Allahun që të na bëjë dobi me këtë shkresë dhe të jetë argument për vlerën e kësaj dite!

Allahu thotë në Kuran:
"Tek Allahu numri i muajve është dymbdhjetë (sipas hënës) ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur i krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni me mëkate veten tuaj në këta muaj.” Teube, 36.

Pejgamberi e ka bërë këtë muaj ndër muajt më të vleshëm për agjërim pas muajit të Ramazanit.
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi ka thënë: "Agjërimi më i mirë pas ramazanit është muaji i Allahut muharrem, ndërsa namazi më i mirë, pas namazeve të obligushme, është namazi i natës.”
Ibn Rexhepi në librin e tij "Letaiful mearif” ka thënë: "Është thënë se të cilësuarit e këtij muaji, si muaj i Allahut, tregon shenjtërinë e këtij muaji dhe se nuk i takon askujt ta ndrrojë këtë muaj me ndonjë muaj tjetër, siç veprohej në kohën e injorancës ku i lejonin disa gjëra në këtë muaj. Ndërsa në vend të tij vendosnin muaj tjetër.
Gjithashtu Ibën Rexhepi në të njejtin libër thotë se selefët i madhëronin tri dhjetëshet: dhjetë netët e fundit të ramazanit, dhjet ditët e para të muajit dhulhixhe dhe dhjetë ditët e para të muajit muharrem.

Neveviu në sqarimin e "Sahihul muslim” ka thënë: "Fjala e pejgamberit se agjërimi më i vlefshëm pas ramazanit është muaji muharrem, qartëson se ai është muaji më i vleshëm pas ramazanit për agjërim edhe pse në transmetime thuhet se pejgamberi më shumë ka agjëruar në muajin shaban, por përgjigjja rreth kësaj është se pejgamberi ose i është bërë e ditur vlera e këtij muaji ne kohën e fundit të tij, ose në këtë muaj ka patur ndonjë arsye ose ka qenë i sëmurë, ose ka qenë udhëtar, por kjo nuk do të thotë se agjërimi i pejgamberit më shumë në muajin shaban, është më i vlefshëm se muaji muharrem.

Ashura (dita e dhjetë) dhe ngjarja e saj historike

Nga Ibën Abasi trasnmetohet se kur pejgamberi u shpërngul në Medine i pa çifutët duke agjeruar ditën e ashurës dhe i pyeti për këtë ditë. Ata u përgjigjën se kjo është një ditë e mirë, në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij prej armikut të tyre dhe Musai e ka agjëruar këtë ditë. Pejgamberi tha: "Ne kemi më shumë të drejtë për Musain se sa ju dhe e agjëroi pejgamberi dhe urdhroi të agjërohet.” (Transmeton Buhariu)
Në transmetimin e Muslimit thuhet: "Kjo është ditë e madhe, e shpëtoi Musën dhe popullin e tij, ndërsa e fundosi faraonin dhe popullin e tij.” Thënia e pejgamberit "E ka agjëruar Musai këtë ditë” në transmetimin e Muslimit është shtuar se e ka agjëruar si falenderim ndaj Allahut. Ndërsa në transmtimin e Buhariut është shtuar se pejgamberi ka thënë: "Ne e agjërojmë këtë ditë si madhërim për të.”

Po ashtu, në muajin muharrem ka ndodhur lufta e Kadisijes, lufta mes muslimanëve dhe zjarrputistave, ku muslimanet ngadhënjyen.
Në muajin muharrem Allahu e shpëtoi Musain (alejhi selam) prej faraonit dhe e fundosi atë me ushtrinë e tij.
Në muajin muharrem, sikurse që kanë ndodhur ngjarje që e gëzojnë muslimanin, po ashtu kanë ndodhur ngjarje që e pikëllojnë dhe e mërzitin atë. Në këtë muaj tatarët e sulmuan dhe e pushtuan Bagdatin dhe vranë afër 2 milion muslimanë, duke vrarë edhe udhëheqësin e muslimanëve. Po ashtu, në këtë muaj Bagdati ka rënë në duar të pabesimtarëve nga armiqtë Allahut në këtë kohë.
Po ashtu, në muajin muharrem ka ndodhur lufta në Kerbela, si dhe vrasja e Husejnit, nipit të pejgamberit (alejhi selam). Pra, në këtë muaj kemi përgëzime që kanë ndodhur në favor të muslimanve, por kemi edhe pikëllime që u kanë ndodhur muslimanve. Dhe kështu Allahu i ndërron ditët njera pas tjetrës.
 
Allahu thotë:
"Ne këto ditë i ndërrojmë mes njerëzve, për t’i ditur tek Allahu se ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush prej dëshmorëve.” Ali Imran, 140.

Agjërimi i muajit muharrem ka qen i njohur edhe në kohën e injorancës, para dërgimit të Pejgamberit. Transmetohet nga Aishja se ajo ka thënë: "Populli i Mekës e agjëronin këtë ditë.”
Kurtubiu ka thënë: "Ndoshta kurejshët janë mbështetur për këtë ditë në atë që ka qenë tek Ibrahimi (alejhi selam). Po ashtu, është vërtetuar se pejgamberi ka agjëruar këtë ditë në Mekë para se të shpërngulej në Medine. Pasi që u shpërngul në Medine i pa çifutët duke e festuar këtë ditë dhe i pyeti për shkakun ata iu përgjigjën, sikur që e përmendëm më herët në hadithe. Ai urdhëroi që të kundërshtohen ata në këtë, sikur që ka ardhur në hadithin e Musait se çifutët këtë ditë e kanë pas festuar, ndërsa në transmetimin e Muslimit: "Çifutët e madhëronin ditën e ashurës dhe e festonin atë.”
Gjithashtu, në transmetimin e Muslimit thuhet se çifutët e Hajberit (fise në Medine) e festonin këtë ditë, ndërsa gratë e tyre zbukuroheshiun në këtë ditë.

Vlera e ditës së ashures

Për vlerën e kësaj dite ka disa hadithe prej tyre:
1.Hadithi i Ebi Katade el Ensari, i cili transmeton se pejgamberi ka thënë: "E llogaris që dita e ashurës t’i falë mëkatet e vitit të kaluar.” Transmeton Muslimi.
2. Nga Abdullah Ibën Ebi Jezid transmetohet se ka dëgjuar Ibën Abasin, i cili është pyetur për agjërimin e ashurës dhe është përgjigjur: "Nuk di që pejgamberi ka agjëruar ndonjë ditë duke kërku vlerën e saj, se sa dita e ashurës dhe nuk ka agjëruar ndonjë muaj tjetër përveç këtij muaji (ka për qëllim mujin e ramazanit).” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Kur është dita e ashurës

Ibni Kudame në librin e ti "El Mugni” ka thënë: "Ashura është dita e dhjetë e muajit muharrem.” Po kështu ka thënë edhe Seid ibni Musejib dhe Hasan el Basri, duke u bazuar në fjalën e Ibni Abasit, i cili ka thënë: "Ka urdhëruar pejgamberi agjërimin e ditës së ashurës, ditën e dhjetë të muajit muharrem.” Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi është i vërtet, i mirë.

Cila është më e vlefshme dita e arafatit apo dita e ashurës

Ibn Haxheri ne sqarimin e Buhariut ka thënë: Transmetohet nga Muslimi se pejgamberi ka thënë: "Dita e ashurës i falë gjynahet e një viti, ndërsa dita e arafatit i falë gjynahet e dy viteve.”
Nga kjo bëhet e qartë se agjërimi i ditës së arafatit është më i vlefshëm se agjërimi i ditës së ashurës. Është thënë se urtësia e kësaj është se dita e ashurës ka të bëjë me Musain, ndërsa dita e arafatit është prej pejgamberit dhe për këtë është më e vlefshme. Po ashtu, ka thënë Ibn Kajimi në librin e tij "Bedai el feuaid”: "Nëse thuhet se pse dita e ashurës i falë gjynahet e një viti, ndërsa dita e arafatit i falë gjynahet e dy viteve, përgjigjja është në dy forma: e para se dita e arafatit është në muajin e shenjtë, për arsye se ky muaj ndodhet në mes të dy muajve të shenjtë, ndërsa e dyta është se dita e arafatit është prej veçorive të sheriatit tonë, për dallim nga dita e ashurës dhe për këtë është bërë dita e arafatit më e vlefshme.”
A ka qenë ashura para se të obligohet muaji i ramazanit obligim apo i preferueshëm
Dijetarët rreth kësaj çështje kanë rënë në mospajtim. Disa prej tyre kanë thënë se ka qenë e preferueshme, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se ka qenë e obligushme. Dhe thënia më afër të vërtetës është se ajo ka qenë obligim, pastaj me obligushmërinë e ramazanit ajo ka kaluar si ditë e preferueshme për agjërim.
 
Nga Ibni Abasi transmetohet se kur pejgamberi u shpërnguil në Medine i gjeti çifutët duke agjëruar këtë ditë dhe i pyeti: Çfarë është kjo ditë që po e agjëroni? Ata thanë se kjo është një ditë e madhe që shpëtoi në të Allahu Musain dhe popullin e tij dhe e fundosi faraonin dhe popullin e tij. Pejgamberi tha: "Ne kemi më shumë të drejtë në Musain se ju.” E agjëroi Pejgamberi këtë ditë dhe urdhroi të agjërohet.

Urtësia e agjërimit të ditës së nëntë

Ibn Haxher ka thënë në lidhje me hadithin e Pejgamberit: "Nëse jam gjallë deri vitin e ardhshëm do ta agjëroj edhe ditën e nëntë”, se atë që e ka pas ndërmend pejgamberi ta agjërojë ka pas për qëllim që ditës së dhjetë t’ia ngjes edhe ditën e nëntë ose si preferim prej tij, ose si kundërshtim i çifutëve sa i përket kësaj dite.
Agjërimi i ditës së nëntë apo të dhjetë të këtij muaji për atë i cili nuk i ka kompensuar ditët e ramazanit
Është prej gabimeve agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë nëse dikush nuk i ka kompensuar ditët e ramazanit që i kanë mbetur. Për arsye se kompenzimi i ditëve të ramazanit që kanë mbetur janë obligim, ndërsa agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë të këtij muaji janë sunet dhe nuk lejohet t’i japim përparësi sunetit para farzit. Atij që i kanë mbetur ditë të ramazanit pa i plotësuar, duhet t’i kompensojë ato, pastaj të fillojë të agjërojë këto ditë të muharremit.

Format e agjërimit të ditës së ashurës
E para:
Të agjërojë ditën e nëntë dhe të dhjetë dhe kjo është forma më e mirë, duke u bazuar në hadithin e Ibën Abasit se pejgamebri ka thënë: "Nëse jam gjallë deri vitin e ardhshëm, do ta agjëëroj ditën e nëntë, gjithashtu.”
E dyta:
Ta agjërojë ditën e dhjetë dhe të njëmbdhjetën, bazuar në hadithin e pejgamberit i cili ka thënë: "Kundërshtoni çifutët duke agjëruar një ditë para dhe një ditë mbrapa.”
E treta:
Ta agjërojë ditën e nëntë, të dhjetën dhe të njëmbdhjetën, bazuar nga hadithi që përmendëm në shkallën e dytë të agjërimit.
E katërta:
Ta vetmosh ditën e dhjetë me agjërim, bazuar nga hadithi i pejgamberit: "Agjërimi i ditës së dhjetë (ashurës ) e llogaris t’i falë gjynahet e vitit të kaluar.”

Cilat prej gjynaheve i fal agjërimi i ditës së ashurës

Imam Neveviu ka thënë: "I fal të gjitha gjynahet e vogla e jo të mëdhajat.” Po ashtu ka thënë: "Agjërimi i ditës së arafatit i fal gjynahet për dy vite, ndërsa agjërimi i ditës së ashurës i fal gjynahet e një viti.” Nëse amini i imamit në namaz bashkohet me aminin e engjëjve, i falen gjynahet që i ka bërë më herët. Të gjitha këto veprime vlejnë për faljen e gjynaheve. Nëse ka gjynahe të vogla i falen ato. E nëse nuk ka as të vogla, as të mëdha, Allahu e ngrit në shkall më të lartë, ndërsa nëse ka bërë gjunahe të mëdha e nuk ka bërë të vogla, shpresojmë tek Allahu që t’ia lehtësojë peshën e gjynaheve të mëdha.

Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë se abdesi, namazi, agjërimi i ramazanit, agjëirmi i ditës së arafatit, agjërimi i ditës së ashurës, të gjitha këto i falin gjynahet e vogla e jo të mëdha, sepse e dimë se për faljen e gjynaheve të mëdha nevojitet pendim.
Dobitë e agjërimit të ditës së nëntë dhe dhjetë të muajit muharrem
Dobia e parë:
Në këtë muaj, Allahu e shkatërroi faraonin dhe e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe Musai e agjëroi këtë ditë si falenderim Allahut dhe për këtë duke e pasuar pejgamberin Musai e agjeroi edhe ai këtë ditë.

Ndërsa fjalët që janë të përhapura se gjoja në këtë ditë është ndalur anija e Nuhut mbi kodrën Xhudij apo në këtë ditë Allahu e shpëtoi Junusin prej barkut të balenës apo në këte ditë Allahu e solli kurbanin në vend të Ismailit, këto nuk kanë baza dhe nuk janë të vërteta. Ajo që është e vërtetë, është se Allahu në këtë ditë e ka shpëtuar Musain prej faraonit dhe e ka shkatërruar faraonin.
Dobia e dytë:
Në këtë ditë shprehet armiqësia ndaj pabesimtarëve dhe miqësia ndaj besimtarëve. E duam Musain dhe e urrejmë faraonion dhe ata që e pasojnë rrugën e tij, ndërsa e duam Musain dhe i duam ata që i pasojnë pejgamberët.
Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Nyjet më të forta në Islam janë dashuria për Allah dhe urrejtja për Allah, miqësia për Allah dhe armiqësia për Allah.”
Me këtë njeriu e shpreh akiden e miqësisë dhe armiqsisë në Islam.
Dobia e tretë:
Kundërshtimi i pabesimtarve në agjërimin e kësaj dite.

Ne muslimanet jemi të obliguar që t’i kundërshtojmë në të gjitha mënyrat dhe për këtë urdhroi Pejgamberi të agjërojmë edhe ditën e nëntë të muharremit.
Dhe në fund e lusim Allahun që të na i falë gabimet tona dhe të na ngrijë në shkallë më të lartë, sepse ai për këtë është i Plotfuqishëm. Përshëndetjet tona qofshin mbi pejgamberin shokët e tij, familjen e tij dhe mbarë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Përgatiti: Shaban Murati






Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/12/2009)
Klikime: 908 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024