E shtunë, 27/04/2024, 15:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Vlera e kohës në jetën e muslimanit
Vlera e kohës në jetën e muslimanit
 
 
Koha është jeta e besimtarit dhe në bazë të shfrytëzimit të kohës gjykohet para Allahut. Ai që e shfrytëzon kohën në punë të mira, ai besimtar është i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa ai që e humb kohën e tij ka humb një gjë shumë të madhe dhe atë e pret dënimi para Allahut. 

        Nëse vështrojm njerëzit në kohën e sotme, do të shohim se njerëzit në shfrytëzimin e kohës janë disa llojesh:
        Lloji i parë: janë ata njerëz që nuk e din vlerën e kohës, jeta e tyre është vetëm lojë dhe dëfrime. Këta janë ata njerëz të cilët e kanë kuptuar qëllimin e kësaj bote me një kuptim sipërfaqësor.
        Lloji i dytë:  janë ata të cilët e kuptojnë vlerën e kohës në jetën e tyre por, nuk din se si ta shfrytëzojnë atë. Ambicjet e tyre janë të ulta. Ata shpeshëherë i godet lodhja, përtacia dhe nuk din se si ta përfitojnë dunjan dhe ahiretin.
        Lloji i tretë: janë ata njerëz të cilët e din vlerën e kohës dhe e shfrytëzojn atë deri në maksimum. Ambicjet dhe dëshirat e tyre janë të larta. Andaj ky lloj i njerëzve duhet që ambicjet dhe dëshirat e tyre t’i kthej në jetën praktike.
        Përmes kësaj ligjërate, do të mundohemi ta tregojmë vlerën e kohës në jetën e muslimanëve duke përdor shembuj të selefve ,shembuj që me të vërtetë të bëjnë të habitesh dhe të pyesish: A thua si patën mundësi këta njerëz të përfitojn aq shumë prej kohës së tyre? Imam Neveviu i cili ka vdekur i ri në mes moshës 30-40 vjeqare, ka qenë një dijetar i madh, ka shkruar shumë vepra sa që nëse njeriu bënë një llogari në librat e tij dhe jetën që ka jetue i bie që prej ditës kur ka lind e deri sa ka vdek të ketë shkrue për çdo ditë nga 150 faqe. Kjo sa i përket veprave të tij pa llogaritur ibadetin dhe angazhimet tjera që ka pas. Arritën ta bëjnë këtë sepse ata e shfrytëzonin çdo moment, çdo sekond të ditës. Koha e tyre llogaritej me sekonda e jo me minuta e as me orë e as me ditë dhe javë siç ndodh tek ne.
        Gjithashtu Allahu subhanehu ve teala na ka treguar në Kur’an si dhe përmes gojës së Pejgamberit  sal-lallahu alejhi ve sel-lem për vlerën dhe rëndësin e kohës.
        Allahu na ka mësuar në Kur’an se si muslimani duhet të jetë i kujdesshëm në kohën e tij. Allahu ka caktuar ibadete që njeriu patjetër duhet t’i kryej në kohë të caktuar, psh: namazin, agjerimin, haxhin etj. Pra, nëse dikush duhet të kujdeset për kohën e tij më së shumti në këtë ka përparsi muslimani. Përmes këtyre ibadeteve në kohë të caktuar Allahu na tregon se si muslimani duhet ta organizoi jetën e tij. Thotë Allahu subhanehu ve teala:

إِنَّ الصَّلاَةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَاباً مَّوْقُوتاً 

“Namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (En-Nisa, 103)


        A thua, pse Allahu e veqoi namazin në Kuran me fjalën “kohë e caktuar” pasiqë edhe agjerimi është në kohën e caktuar, haxhi është gjithashtu në kohën e caktuar. Nuk lejohet të kryhen as para e as prapa kohës së caktuar.
        Allahu veçoi namazin për arsye se namazi është njëra prej ibadeteve që më së shumti përseritet në jetën e msulimanit. Muslimani përmes kryerjes së namazeve mund edhe të programaoi jetën e tij të përditshme. Psh, pas sabahit programon që gjithëherë të lexoj një pjesë të Kur’anit dhe të lexoj libra tjera deri në drake. Prej drekës e deri në ikindi të dalë në punën e tij. Prej ikindis e deri në mbrëmje të pret vizita me të afërmit e kështu me radhë. D.m.th e gjithë jeta e muslimanit është e lidhur me kryerjen e namazit. Nëse muslimani e ka një takim thotë: takimi ynë është pas dreke e kështu me radhë.  
        Nëse muslimani kujdeset për kryrjen e namazit në kohën e tij, e sidomos në fillim të kohës, nëse është i lidhur për namazet me xhemat në xhami, është i lidhur me ezanin ikametin të gjitha këto, nëse ai kujdeset për të gjitha këto atëherë ai mbjellë në shpirtin e tij kujdesin ndaj kohës dhe largimin nga koha boshe.
        Me këto ibadete që Allahu na i ka caktuar dëshiron që t’a mësoj besimtarin se si duhet ta koordinoj jetën e tij nën hijen e islamit.
Koha është një dhunti e madhe e Allahut. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e quajti kohën dhunti, ku në hadithin e tij të vërtetë thotë:

نعمتان مغبون فيهما كثير من الناس الصحة و الفراغ
 “Dy dhunti, shumica e njerëzve i kanë të humbura; nuk ia dinë vlerën: shëndeti dhe koha e lirë”.

        Njeriu i cili ka shëndet dhe nuk e shfrytëzon atë (kohën e lirë), ai i ka bërë zullum vetës së vetë, ndërsa ai që nuk e shfrytëzon kohën e lirë, ka humb një gjë të madhe.
        Allahu i jep shumë rëndësi kohës, sa që në shumë ajete betohet në gjërat të cilat lidhen me kohën, që të na tërheq vërejtjen në këto gjëra dhe të na tregoj se këto gjëra janë shumë më rëndësi për njeriun. Dëgjo Fjalën e Allahut subhanehu ve teala ku thotë:

وَالْفَجْرِ (1) وَلَيَالٍ عَشْر) ٍ2)
1. Pasha agimin!
2. Pasha dhjetë netët!
(el-Fexhr 1,2)

        Shumica e dijetarëve thonë se Allahu në këtë ajet është betuar në dhjetë netët e para të Dhulhixhes të cilat kanë një vlerë dhe rëndësi të madhe në jetën e muslimanit në shtimin e punëve të mira.
        Allahu na tregon për rëndësin e kohës gjithashtu edhe në një sure të plotë që quhet edhe surja e kohës, ku thotë:

وَالْعَصْرِ)1( إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ)2( إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ)3)
1. Pasha kohën!
2. Nuk ka dyshim njeriu është në një humbje të sigurt.
3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin
t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
(el-Asr 1,2,3).

        Ai njeri i cili nuk e ushqen shpirtin e tij me iman , me punë të mira, me këshilla në të vërtetën dhe me durim, ai është në humbje të madhe.
        Thotë Ibën Abbasi : “el-Asr”, d.m.th: Koha. Ndërsa Fahrudin Errazi në tefsirin e tij thotë: “Allahu është betu në kohën sepse në të ka gjëra të çuditshme. Në të ka gëzime, ka hidhrime, në të njeriu e arrin shëndetin, në të arrin sëmundjen, në të arrin pasurinë ,varfërinë, etj”.
Gjithashtu, Allahu na ka treguar se nata dhe dita janë begati të Allahut që shumica e njerzëve nuk kujdesen për to.

        Ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem,thotë: “Dy begati njeriu është i pakujdesshëm ndaj tyre: shëndeti dhe koha e lirë”.
        Dijetarët islam kanë thënë: Pejgamberi i ka përmend këto begati sepse shumica e njerëzve nuk i shfrytëzojnë ato. Për këtë, sheh shumë njerëz Allahu iu ka dhënë shëndet ndërsa ata e shfrytëzojnë në haram. Ndërsa, të tjerëve sheh Allahu iu ka dhënë kohë të lirë nuk e shfrytëzojnë atë në punë të mira.
        Thotë Imam el-xhevzije: njeriu ka mundësi të jetë i shëndosh por, nuk është i lire, është i angazhuar në përfitimin e rrizkut apo me dic tjetër. Ndërsa, ka mundësi të jetë i lirë por nuk ka shëndet, e nëse te një njeri bashkohen shëndeti dhe koha e lirë e pastaj nuk i shfrytëzon ato, me të vërtetë ai njeri është në një humbje të madhe.
        Në suren Ibrahim Allahu i numëron begatitë që ua ka dhënë robëve të Tij dhe tregon se ata nuk kanë mundësi t’i numrojnë ato begati asnjëherë.

اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ وَسَخَّرَ لَكُمُ الْفُلْكَ لِتَجْرِيَ فِي الْبَحْرِ بِأَمْرِهِ وَسَخَّرَ لَكُمُ الأَنْهَارَ)32( وَسَخَّر لَكُمُ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ دَآئِبَينَ وَسَخَّرَ لَكُمُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ)33(
وَآتَاكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِن تَعُدُّواْ نِعْمَتَ اللّهِ لاَ تُحْصُوهَا إِنَّ الإِنسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ)
32 “Allahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë”.
33. “Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën”. 34. “Dhe Ai iu dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës”.
(Ibrahim, 32-34)

        Allahu në këto ajete na jep një sinjal të forte, ku na tregon se sikur që njeriu duhet të përfitoj prej sendeve që ta afrojnë rrizkun, ashtu duhet të përfitoj edhe prej kohës së tij prej ditës dhe natës.
        Prandaj shohim disa njerëz që Allahu iu ka dhënë pasuri ose shëndet ose kohë të lirë mirëpo, nuk din t’a shfrytëzojnë kohën e tyre. E kalojnë kohën nëpër kafene, me lojëra të ndryshme, apo me leximin e librave dhe tregimeve boshe të cilat nuk i bëjnë dobi as në këtë botë e as në botën tjetër. Këta janë ata njerëz që nuk ia dinë vlerën jetës së tyre, sepse koha është jeta e njeriut.
        Nëse shfletojmë historinë e të parëve tone, shohim kujdesin e tyre të madhë në shfrytëzimin e kohës. Ky është Fudajl ibën Ijad, i cili thoshte: “Njoh disa njerëz të cilët i llogaritin fjalët e tyre prej xhumasë deri në xhuman tjetër, kanë qenë shumë të kujdesshëm në bisedën e tyre.
        Hasan El-Basriu thoshte: “I kam nxënë disa njerëz që ishin të kujdesshëm ndaj kohës së tyre më shumë se sa që ju kujdeseni sot për mallin tuaj”.
        Shiqo, vëlla i dashur, Hasan el Basriu këtë fjalë ia thotë gjeneratës pas sahabëve, a thua sikur të ishte në mesin tonë Hasan el-Basriu çka do të thoshte!
        Thotë Ibnul Xhevzi: “ Njeriu duhet ta dij vlerën e kohës dhe rëndësin e saj, dhe nuk duhet asnjë moment ta humb, përveç në adhurimin e Allahut, dhe t’i jep përparësi asaj që është më e mirë nga të tjerat, dhe thotë: kanë qenë disa prej selefëve që kanë bërë gara edhe në kohët më të shkurtëra të tyre. Ndërsa në hadithin e Pejgamberit të vërtetë i cili thotë:

‏ ‏عن ‏ ‏أبي هريرة ‏ ‏رضي الله عنه ‏أن رسول الله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏قال ‏ ‏من قال سبحان الله وبحمده في يوم مائة مرة حطت خطاياه وإن كانت مثل زبد البحر ‏
        Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: Subhanallahi ve bihamdihi, njëqind herë gjatë ditës, i shlyhen gjynahet edhe nëse janë si shkuma e detit.”

        Kanë qen një herë disa të rinjë duke punuar me një projekt, ndërsa njëri prej dijetarve ishte përgjegjës për ta. Një ditë ky dijetari sheh njërin prej të rinjëve ulur duke pastruar dhe e pyeti. Çka bënë këtu. Iu përgjigj djaloshi: Po i ndihmoj vëllezërve, po fshij. Tha Hoxha: Këtë po e shoh por tjetër çfarë bënë? Asgjë tjetër, iu përgjegj djaloshi. Tha Hoxha: Angazhoje gjuhën tënde me dhikër sa të jesh duke fshirë. Punon dhe bënë dhikër në vend që të fitosh një shpërblim, punon dhe bënë dhikër kështu edhe mbjell pemë në xhennet.
        Sa kohën e humbim pa e përmendur Allahun. Besimtari i mirë punon me trup dhe në të njëjtën kohë e përmend Allahun, dhe kështu mbjell shumë pemë në xhennet.
        Për këtë thotë Ibnul-Kajimi: ”Humbja e kohës është më e madhe se vdekja. Sepse humbja e kohës e largon njeriun nga Allahu dhe nga bota tjetër ndërsa vdekja të largon vetëm nga kjo botë”. 
        Thotë një poet arab:

والوقت أنفس ما عنيت بحفظه و أري أسهل ما عليك يضيعو
“Koha është gjëja më e shtrejt që duhesh të kujdesesh për të, ndërsa është gjëja më e leht që mund të humbesh.”

        Pra ai njeri, i cili ia din vlerën kohës ai ia din vlerën jetës së tij dhe anasjelltas, sepse koha është jeta e njeriut. Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
أن رسول الله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏قال ‏ ‏بادروا بالأعمال سبعا هل تنتظرون إلا فقرا منسيا أو غنى ‏ ‏مطغيا ‏ ‏أو مرضا مفسدا أو ‏ ‏هرما ‏ ‏مفندا ‏ ‏أو موتا مجهزا أو ‏ ‏الدجال ‏ ‏فشر غائب ينتظر أو الساعة فالساعة أدهى وأمر


        “Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shpejtoni në punë të mira pra se t’ju vin shtatë gjëra: A po pritni pëveç varfërin, e cila të bënë të harrosh, apo pasuri që të bënë kryelart, apo smundje që të prish, apo pleqëri, apo vdekje të papritur, apo dexhalin apo kjametin”.
        Pra, duhet që të shpejtojmë në punë të mira para se t’na vin këto pengesa, të punojmë për një të ardhme më të mire, të punojm për botën tjetër.
        Thotë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ [ الحشر الآية 18]
“O ju që besuat, frikësojuni All-llahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni All-llahut! S’ka dyshim se All-llahu është i Njohtuar (Habir) për atë që punoni!”
[El-Hasher, 18]

        Thotë ibën Kethiri në lidhje me këtë ajet: “Llogarite vetën tënde para se të llogaritesh!”
        Thot ibën Kajimi: Pasi që njeriu do të japë llogari para Allahut për çdo gjë edhe për gjymtyrët e tij, ku thotë Allahu:

وَلاَ تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولـئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْؤُولاً
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”.

        Atëherë le ta llogaris vetën e tij para se të llogritet!
        Çuditesh me njerëzit kur i thërret ndonjë individ me autoritet, e sheh atë se si fillon të mendojë se çka të vesh, si të ecë, ç’farë të flasë e kështu me radhë, ndërsa nuk përgaditet për atë ditë që do të dalë para Allahut të madhërishëm. Shiqo vëlla i dashur se si e definon Hasan El Basriu njerin:
                                                ياابن آدم انما أنت أيام كلما ذهب يوم ذهب بعضك
        “O bir i Ademit, me të vërtetë ti je ditë të caktuara, sa herë që të shkon një ditë ka shkuar një pjesë e jotja.”
        Pra, çdo frymë që e shpenzon, ke shpenzuar një pjesë të jetës sate dhe je afruar më shumë vdekjes.

        Thotë Umr ibën Abdul Azizi:
        ان الليل و النهار يعملان فيك فاعمل فيهما        
        “Dita dhe nata punojnë në ty puno edhe ti në to!”
        Thotë Abdulla ibën Mesudi:
ما ندمت علي شيء ندمي علي يوم غربت شمسه نقص أجلي لم أزد في عملي        
        “Nuk i kam ra pishmanit për asnjë send përveç për një ditë kur perendoi dielli, mu paksue exheli im ndërsa nuk mu shtua puna ime.”
Njeriu çdo humbje ka mundësi ta kompenzojë, ndërsa humbjen e kohës asnjëherë nuk ka mundësi ta kompensojë. 
        Thot Hasan El-Basriu:
ما من يوم يمر علي ابن آدم الا و هو يقول :أنا يوم جديد و علي عملك شهيد فاغتنمني فاني لا أعود الي يوم القيامة        
        “Nuk I kalon një ditë birit të Ademit përveç se ajo thotë: O bir i Ademit, unë jam një ditë e re dhe për punën tënde dëshmitar, më përfito sepse unë nuk kthehem më deri në Ditën e Gjykimit!”
        Pra, vëlla i dashur, secili prej nesh t’ia shtrojë pyetjen vetës: Përafërsisht, të gjithë jemi mbi moshen 20 vjeçar, na kaloi gjysma e jetës sonë. Sa kemi përfituar prej kësaj kohe, sa kemi punuar për dinin e Allahut. Nëse ulemi dhe ia bëjmë një llogari vetës se sa kemi punuar për dinin e Allahut ndoshta krejt punët çka ke bërë mund të llogaritesh mbrenda bjë gjymë ore. Sa ke shtuar prej punëve të mira? Sa je i përgaditur të dalësh para Allahut sikur të vjen vdekja tash. 
        Ndërsa njëri prej selefve thoshte: “Vallahi sikur ta di se kam me vdek nesër nuk kam çka të shtoj më shumë prej punëve të mira. Nëse nuk e shfrytëzon kohën tënde koha ka me të shfrytëzu ty. Thotë Hasan El –Basriju :
ياابن آدم نهارك ضيفك فأحسن اليه يعني استغله        
        “O biri i Ademit, dita jote është musafiri ytë, andaj prite mirë atë (d.m.th.perfitoje)!
        Poashtu thotë:
        يا اخواني هل أكرمنا أعز ضيف و هو الليل و النهار
        “O vëllezërit e mi, a e kemi nderuar musafirin më të mirë që na ka ardhë, e që ajo është nata dhe dita?”
        Gjithashtu Thotë Hasan El – Basriu: “Dunjaja është tri vetëm ditë: ose të jetë dita e kalume, e kjo ditë nëse të ka kaluar nuk mund ta kthesh më, ose të jetë dita e nesërme e ndoshta këtë ditë nuk mund ta arrish, ndërse dita e sotme është dita e jote, shfrytëzoje atë.”
        Thot njëri prej selfëve: Nëse mërzitesh për mallin tënd që e ke humbur atëherë qajë për kohën që e ke humbur. Atij që Allahu ia zgjatë jetën deri sa ta arrijë pleqërin dhe humb kohën e tij ai përson nuk do të ketë arsyetim para Allahut. 
        Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]  :
        “Kush e arrin moshën 69 vjeçare (dhe nuk ka punuar punë të mira) nuk do të ketë aryetim para Allahut.”
        Ndërsa njëri prej selefëve thotë: Nëse dëshiron të kënaqesh në namazin tënd mendo se namazi i fundit do të jetë ai.
        Athua sikur ta di njeriju se namazi i fundit do të jetë, athua si do të falet, ashtu duhet të mendojë për kohën e tij, të mendojë se sot është dita e fundit për të.
        E lusim Allahun që të na bëjë prej atyre që e shfrytzojn kohën dhe veprojn punë të mira. E lusim Allahun që të na shpërblejë me xhennet për punët tona.
        velhamdulilahi rabilalemin
        Përgatiti:
       
Shaban Murati
        [Ebu Zekerija]

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 1675 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
1 kimeti  
0
selamekumselam jam ni nana e 7 fmive jam pak e vjetr jam mulue po jam eknaqt shum pr bulesn time edhe kto ligjirata ingoj shum ifalderoj ALLHUT ME KREJT ELHAM DYRILA QE IKAM TE GJITHA ME FMI QE IKAM ALLUHU EKBER

2 Argjendi  
0
Allahu te shperbleft moter e ti rujt fmin e gjith familjen

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024