E enjte, 28/03/2024, 19:26
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Vesvese në abdes...

Pyetje:
Selam alejkum redaksi e nderuar!
Kam dy pyetje, në Ramazan më udhëzoi Allahu për namaz elhamdulilah, 
por kam problem me abdes ndodhë që për një namaz të marrë  abdes 
7 herë si dhe gjatë namazit ndodh të më prishet abdesi ju lutem si të 
veproi? 


Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Motër e nderuar, edhe unë e falënderoj Allahun që të ka udhëhequr drejt kuptimit të mirëfilltë të jetës dhe të fesë islame dhe jeni bindur dhe përkushtuar në kryerjen e namazeve ditore. 
Zakonisht në fillim, kur njeriu fillon t’i prish "lidhjet” me shejtanin, i cili e kishte penguar ta falë namazin dhe orientohet kah e Vërteta dhe fillon të falet, i paraqiten disa dukuri që nuk i kishte përjetuar më parë, si harresa, dyshimi, vesvesja se po e prish abdesin etj., me qëllim që t’i vështirësohet kryerja e namazit. Mirëpo besimtarja muslimane duhet ta tregojë vendosmërinë e saj dhe bindjen e thellë për namaz, duke mos lejuar shejtanin që ta rikthej në lidhjen e vjetër. 
Kështu, nëse ndodh që gjatë namazit ju prishet abdesi, duke parë pika të urinës në petk, apo duke dëgjuar dhe ndierë lirimin e gazrave në mënyrë reale, atëherë ju duhet të merrni një abdes për një kohë të namazit. Pra kur hyn dreka merr abdes dhe e falë drekën edhe nëse para se ta fillosh namazin apo gjatë tij e prish abdesin. Kështu konsiderohesh me abdes (vetëm nëse keni kryer qëllimisht nevojë fiziologjike) derisa të hyjë koha e ikindisë, kur detyrohesh të marrish abdes të ri për ikindi edhe nëse nuk keni prishur abdesin me qëllim. Dhe kështu vepron në çdo kohë. Pra për pesë kohë namaz, obligohesh të marrish abdes pesë herë, gjithherë pasi të hyjë koha e namazit të ri.
E në rast se ju nuk shihni e as nuk ndieni realisht shenja të prishjes së abdesit, por vetëm jeni e hutuar dhe ju paraqiten vesvese, atëherë mos ua vë veshin atyre vesveseve, por merr abdes dhe hy në namaz pa shqetësim duke vazhduar së faluri edhe nëse gjatë namazit ju paraqitet se e keni prishur abdesin. Pra kjo është vesvese e shejtanit, që nuk duhet të mërziteni për të.
Allahu e di më së miri! 


                                    Muhamed Dërmaku

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (12/07/2011)
Klikime: 1277 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024