E premte, 10/01/2025, 11:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 7
Vizitorë: 7
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Varri më thërret
Varri më thërret

 

 
Umer b.Abdul Azizi doli për t’i falur xhenazen njërit prej anëtarëve të familjes së tij. Pasi ua dorëzoi xhenazen krimbave dhe e mbuloi me dhe, u kthye nga njerëzit dhe tha: -O njerëz, me të vërtetë varri më thirri nga pas. A dëshironi t’ju tregoj se çfarë më tha?

Thanë: -Gjithsesi.
Atëherë, Umer b.Abdul Azizi tha: -Me të vërtetë varri më thirri dhe më tha: -O Umer b.Abdul Aziz, a nuk po më pyet se çfarë kam bërë me të dashurit e tu?

I thashë: -Gjithsesi.
Tha: -I kam shqyer qefinët dhe trupat. E kam thithur gjakun e tyre dhe e kam ngrënë ushqimin e tyre. A nuk po më pyet se çfarë kam bërë me gjymtyrët?

I thashë: -Gjithsesi.
Tha: -I kam ndarë duart prej kraharorëve, kraharorët prej supeve, supet prej shpatullave. I kam ndarë këllqet prej kofshëve, kofshët prej gjunjëve, gjunjët prej kërcinjve, kërcinjtë prej këmbëve. Pastaj, Umeri b.Abdul Azizi qau dhe tha: -Me të vërtetë qëndrimi në këtë botë është i paktë, i fuqishmi bëhet i poshtëruar, i riu bëhet plak, i gjalli vdes. I mashtruar është ai i cili jepet pas kësaj bote!

Ku janë banorët të cilët ndërtuan qytete?
Çfarë bëri dheu me trupat e tyre? Çfarë vepruan krimbat me eshtrat e tyre dhe me gjymtyrët e tyre? Në këtë botë ishin mbi krevate, të shtrirë mbi mbulojat e renditura njëra mbi tjetrën; kishin shërbëtorë të cilët u shërbenin, familje të cilat i nderonin. Nëse kalon pranë tyre, thirri nëse je prej atyre që i thërret, lutu nëse je prej atyre që lutesh. Shiko afërsinë e varreve të tyre dhe pyete të pasurin: Çfarë ka mbetur prej pasurisë tënde? Pyete të varfrin: Çfarë ka mbetur prej varfërisë tënde?
 
Pyeti për gjuhët e tyre, me të cilat flitnin, për sytë e tyre, me të cilat shikonin gjërat e këndshme. Pyeti për lëkurët e tyre të buta, për fytyrat e tyre të bukura, për trupat e tyre të mëdhenj, pyeti se çfarë vepruan krimbat me këto gjymtyrë. Janë shlyer ngjyrat, është ngrënë mishi, janë mbuluar fytyrat me dhe, janë shlyer bukuritë, është thyer zverku i kokës, janë tretur pjesët e trupit dhe janë shqyer gjymtyrët e tyre. Ku janë shërbëtorët dhe robërit e tyre? Ku janë pasuritë e tyre? Vallahi, pasuria e tyre nuk u ka shtuar atyre në varr më shumë sesa një shtrojë!

A nuk janë ata tani në banimet e vetmuara dhe nën dhe?
A nuk është nata dhe dita për ta e njëjtë? Ata janë ndarë nga të vepruarit, i kanë lënë të dashurit dhe familjet e tyre, gratë e tyre janë martuar, fëmijët e tyre kanë mbetur nëpër rrugë, të afërmit e tyre kanë ndarë shtëpitë dhe pasurinë e tyre.

Pastaj qau Umeri dhe tha: -O ti i cili nesër do të jesh banor i këtij varri, pse po të mashtron kjo botë? Ku janë rrobat e bukura, ku janë erërat e tua të mira? Si do të jetë gjendja jote në egërsinë e dheut? Ah, sikur ta dija se cilën anë të faqes tënde do të fillojë krimbi të hajë? Ah, sikur ta dija se me çfarë do të më takojë meleku i vdekjes kur të dalë prej kësaj bote, me cilin mesazh do të më vijë prej Zotit tim?

Pastaj Umeri qau shumë, derisa fjala filloi t’i përzihej me të qarët, e pastaj shkoi. Nuk jetoi pas kësaj më shumë se një xhuma dhe vdiq. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë!

 

Shaban Murati

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/03/2010)
Klikime: 1605 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 2
2 valbona  
0
Kete qe e lezova e din gjdo mysliman,se trupi jon eshte ndertuar nga dheu dhe dhe prap do te behet,jo kot thuhet kete bot, nuk me dhimbet trupi nga mundimet,po me dhimbet shpirti nga lendimet,inshalla shpirti gjen paqe o Allah,se trupi vdes nuk ndjejm asgje.

1 emir  
0
allahu ju shperbleft inshallah me te mirat e kesaj bote dhe te mirat e botes qeter ...selam

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025