Statistikat |
Gjithsejt online: 2 Vizitorë: 2 Anëtarë: 0 |
|
Udhëtimi në besim i Khadija Watsonit
Udhëtimi në besim i Khadija Watsonit
Ishte hera e parë që Hatixhja kishte lexuar libra për Islamin të shkruara nga myslimanët. Ajo është një amerikane nga Kalifornia. Kartela e saj ju jep disa të dhëna: "Hatixhe Watson, ish-profesoreshë e teologjisë. Ajo është BA dhe Ma në teologji. Ishte pastore e autorizuar, misionare krishtere e cila i kaloi shtatë vite duke predikuar në Filipine.
Kjo kishte ndodhur para gjashtë vitesh. Sot ajo është myslimane dhe mësuese në Fondacionin e Edukimit Islam "Al-Hamra” në Xhidde. Kur i vizitoi për herë të parë fëmijët e saj në Shtetet e Bashkuara me hixhab, ata bërtitën: "Oj nënë! Ti dukesh si terroriste!”
Hatixhja nuk kishte menduar kurrë as në ëndrrat e saj të tërbuara se do të bëhej myslimane. "Nuk kam pasur prirje ndaj Islamit. Unë kisha mësuar se Islami është djallëzor!”
Çka e ndryshoi zemrën e saj? Kur e studioi historinë e kishës dhe mësoi se ideja e trinitetit ishte paraqitur 325 vite pas Jezu Krishtit, mësuesit e Hatixhes nuk mund t’i jepnin sqarime të pranueshme. Ajo gjithashtu u interesua se nëse ajo që e kishte mësuar është e vërtetë, përse kjo nuk e ndryshonte shoqërinë në të cilën ishte përhapur e keqja?
Kur Hatixhja ishte duke punuar në Filipine si misionare dhe duke dhënë mësim si profesoreshë në dy kolegje, ajo u regjistrua në klasën e gjuhës gjermane. Aty u takua me një filipinez, i cili i la përshtypje sepse ishte shumë i këndshëm dhe fisnik. Ai gjithmonë mbante qese plastike në të cilat ndante monedhat për lypësit në rrugë. Ai kishte qenë në Dubai dhe kishte pranuar Islamin. Në të njëjtën klasë ishte edhe një filipineze e cila kishte qenë në Arabinë Saudite dhe kishte pranuar Islamin. Ajo ishte e mbuluar.
Hatixhja tregon se ishte tronditur! "Nuk mund të besoja se i kisha takuar dy të krishterë brenda një jave të cilët ishin bërë myslimanë. Posaçërisht një grua! Unë kisha bindjen, si shumë perëndimorë, se Islami e konsideron gruan qytetare të dorës së dytë dhe se burrat e tyre i mbyllin dhe i rrahin ato!”
Filipinezja i kishte treguar Hatixhes për mirësitë e Islamit dhe se si ai ishte çlirues për gratë dhe mbrojtës i të drejtave të tyre. Hatixhja e kuptoi se aktualisht gratë janë më të abuzuara në perëndim. "Në Shtetet e Bashkuara, çdo katër minuta një grua rrahet nga bashkëshorti ose partneri aq keq sa i duhet të shkojë në spital. Në Britani, të njëjtat raste ndodhin çdo dy minuta. Këto statistika janë bazuar vetëm në rastet e raportuara!”
Hatixhja ndjeu përzierje në zemrën e saj. A kishte gabuar rreth Islamit? Filipinezja e këshilloi atë ta vizitojë Qendrën Islame. "Jam lutur dhe kam kërkuar nga Zoti që të më tregoj nëse Islami s’është e vërteta. Kur kam shkuar në Qendrën Islame, trajtimi i tyre më ka tronditur.” Si misionare, isha njohur me shumë metoda dhe strategji evangjeliste. Këta muslimanë nuk bënin asgjë. Nuk kishte ngacmime nga ana e tyre e as manipulime psikike. Ata më dhanë thjesht disa libra dhe më treguan se do të më përgjigjeshin nëse kisha ndonjë pyetje.
Ishte hera e parë që Hatixhja kishte lexuar libra për Islamin të shkruara nga myslimanët. Ajo ishte befasuar kur gjeti se Allahu ishte Një, Mbështetës, Mëshirues! "Nuk kishte ndërmjetësues, as prift – thotë ajo për Qendrën Islame. Kthehesha aty pikërisht çdo ditë dhe zbulojeni pse?” tregon ajo me sensin e saj të mrekullueshëm për humor. "Ata më jepnin edhe më shumë libra!” Pas shumë orësh leximi dhe pas 15 diskutimeve, Hatixhe ishte bindur për vërtetësinë e Kuranit. "Bibla ka më shumë se 66 libra, 40 autorë dhe është shkruar në disa gjuhë të ndryshme. Kurani i Shenjtë nuk kishte ndryshuar si Bibla.”
Ajo u bë myslimane dhe zgjodhi emrin Khadija (Hatixhe). "Sepse, sikur Hatixhja, unë isha e ve. E pranova Islamin pothuaj në moshë të njëjtë sikurse që ishte ajo kur kishte pranuar Islamin. Gjithashtu kisha nëntë fëmijë sikur që kishte edhe ajo.” Hatixhja i humbi të gjitha shoqet dhe shumicën e familjes së saj pasi u bë myslimane. "Partneri im, i cili ishte nga Filipinet dhe me të cilin kisha një lidhje të mirë madje edhe pas vdekjes së burrit tim, m‘u largua tërësisht. Fëmijët e mi të cilët ishin të krishterë të mirë sepse kisha punuar shumë me ta, patën një takim urgjent se si t’ia kthejnë mendjen nënës!”
Sidoqoftë, djali 18 vjeçar i Hatixhes u bë mysliman. "Diçka që nuk mund ta besoj. Ai merrej me muzikë e takime dhe nuk ishte i gatshëm për asnjë religjion. Ia leja librat për t’i lexuar por i gjeja të paprekura ato. Por lutesha shumë për të – dhe për të gjithë fëmijët e mi – të bëheshin myslimanë. Më vonë, kur ai e pranoi Islamin, më tregoi se i kishte lexuar të gjithë librat dhe nuk më kishte treguar. Ai është i pari që shkoi në Mekë. Kur u kthye, më tha i emocionuar: "Nënë, do ta duash Arabinë Saudite. Të gjitha gratë atje vishen si ti!”
Sameen Khan Marrë nga: www.islamweb.net Përktheu: Fexhrie Kaçiu
|
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
|
Klikime: 859
| Ranguar: 0.0/0 |
|
|